Dokumentarët në KTV

Ora 10, është termin i varfër në televizionet tona, dhe gjithashtu shumë i përzier. Dikush transmeton dokumentar, ndërsa dikush edhe muzikë popullore, apo seriale. Kur kam dëgjuar për këto ndryshime në KTV kam qenë skeptik, por kur shoh konkurrencën vërtetë mund të afrosh shikues me dokumentarë para gjumit. Kjo do të vazhdoj derisa të rifilloj Liga e Kampionve që zakonisht zgjat deri në ora 22:35. Është vështirë të zgjosh interesim tek shikuesit për 15-20 minutat e fundit të dokumentarit, por mund të ndikosh që të shikojnë reprizën, por këtu vjen problemi kryesor. Për derisa KTV reprizon dy herë serialet si Binbir Gece dhe Mi pecado, lë anash emisionet që transmetohen në ora 22:00. Kështu ndodhi edhe me serialin El Sortliegio de amor. Dokumentarët në KTV do të sjellin disa nga historitë më të rëndësishme në historinë e njerëzimit. Megjithatë nuk besoj se KTV do të transmetoj dokumentarë derisa të rifilloj Liga e Kampionve, por, nëse transmeton atëherë duhet ta gjej një orar reprizimi të dokumentarëve pasi me vetëm një transmetim nuk do të arrinte të zgjoj ndonjë interesim shumë të madh.

Edhe pse janë disa dokumentarë ndoshta jo aq të njohur, nga shenjat e para duket se janë shumë cilësor. Dokumentari i ditës së hënës bëri një udhëtim në ngjarjet e historisë moderne të njerëzimit. Vërtetë ishin përzgjedhur ngjarjet më kryesore të dekadës së fundit. Por, nuk arrita të shoh në fillim nëse bëhej fjalë për ciklin Days That Shook The World, apo ishte vetëm një dokumentar Days That Change the World. Sidoqoftë ishte një dokumentar mjaft i mirë, dhe nuk ngjante në ciklin që përmenda më lartë. Dokumentari tjetër që do të shfaqet është I Was There (Unë isha aty), një dokumentar që sjell dëshmitë e njerëzve që përjetuan çastet më të rëndësishme të shekullit të kaluar përfshirë edhe bombën atomike në Hiroshima. Dokumentarët tjerë që do të shfaqe në KTV janë Our World Was Always Like This dhe Zodiac. Ky nuk është hera e parë që KTV transmeton dokumentar të platformës më të madhe televizive evropiane BBC. Më herët janë shfaqur ciklet si Planeti i Kaltër, dhe dokumentare të veçanta si Pompei, Gladiatorët etj.

Luan Morina

Mund të ju interesoj edhe...