Fizika e së pamundurës

Sci_Fi_Science;_Physics_of_the_Impossible_2009_Intertitle

Titulli origjinal: Sci Fi Science: Physics of the Impossible

Formati: Shkencë

Kompania prodhuese: ITV Studios

Kanali origjinal: Science

Kohëzgjatja origjinale: 1 dhjetor 2009 – vazhdon

Numri i episodeve: 2 sezone, 24 episode

 

‘Science of the Impossible (Fizika e së pamundurës)’ është seri dokumentare amerikane e transmetuar në kanalin Science Channel.

Seria ka nisur me datë 1 dhjetor 2009 me autor dhe moderator fizikantin teorik Michio Kaku, në librin e të cilit edhe është i bazuar.

Në çdo episod, Dr. Kaku merret me konceptin teknologjik nga shkenca fantastike dhe dizajnon versionet e tij teorike duke përdorur teknologjinë në dispozicion. Ai gjithashtu vizion edhe shkencëtarët që janë duke zhvilluar teknologji që janë të ndërlidhura me konceptin e episodit aktual.

 

Episodet

Sezoni 1 (2009-2010)

Ep. 1 – Si të eksplorojmë universin

Ep. 2 – Si të udhëtojmë në univers paralel

Ep. 3 – Si të shpërthejmë planetin

Ep. 4 – Si të teleportohemi

Ep. 5 – Si të bëhemi të padukshëm

Ep. 6 – Si të udhëtojmë nëpër kohë

Ep. 7 – Si të ndërtojmë një anije yjore

Ep. 8 – Si të ndërtojmë një shpatë drite

Ep. 9 – Si të ndërtojmë një robot fantastiko-shkencor

Ep.10 – Si të bëhemi super-heronj

Ep. 11 – Si të ndërtojmë një pjatë fluturuese

Ep. 12 – Si të ndërtojmë një fushë forcash

Sezoni 2 (2010)

Ep. 1. – Bota 2.0

Ep. 2 – Kolonizimi galaktik

Ep. 3 – Ndikimi i thellë

Ep. 4 – Një sistem i ri diellor

Ep. 5 – Invadimi alien

Ep. 6 – Kontakti i parë

Ep. 7 – Shkatërrimi i një ylli vrasës

Ep. 8 – Odiseja e vrimës së zezë

Ep. 9 – Armata e cyborgëve

Ep. 10 – Revolucioni i Inteligjencës artificiale

Ep. 11 – Holoedku

Ep. 12 – Transformuesi i shumë-formave