Disney rinovon katër seriale

Kanalet e shtëpisë së njohur Disney, Disney Channel dhe Disney XD që janë të dedikuar për audiencën më të re kanë rinovuar katër seriale të reja.

Seriali ‘Jessie’ do të ketë edhe gjashtë episode shtesë për të mbyllur sezonin e dytë me 28 episode. Seriali është më i shikuar tek fëmijët e moshës 2-11 vjeç dhe i dyti tek mosha 6-11 vjeç.

‘Dog With A Blog’ që ka debutuar me 12 tetor do të ketë edhe një episod shtesë në sezonin e parë, duke sjell totalin në 22 episode.

Sitcomi i kanalit Disney XD, ‘Crash & Bernstein’ që është lansuar me 8 tetor ka siguruar edhe pesë episode shtesë që do të sjellin në total 26 episode në sezonin e parë.

Episode shtesë ka marrë edhe seriali ‘Lab Rats’ që gjithashtu do të ketë 26 episode në sezonin e parë pas porosisë prej katër episodeve shtesë. Seriali kishte debutuar në shkurt të këtij viti si seriali me debutimin më të lartë në këtë kanal, e gjithashtu këtë të hënë ka siguruar shikueshmërinë më të lartë në shtatë muajt e fundit.

Mund të ju interesoj edhe...