Discovery zbulon skemën për sezonin e ri

Si zakonisht zbulimi i skemës programore për sezonën e ardhshme televizive ka filluar me kanalet kabllore. Ishte grupi Discovery që ka zbuluar programacionin për vitin e ardhshëm në rrjetin e kanaleve të tyre.

Kanali Science që ka ndryshuar emrin së fundmi do të sjell katër seri të reja: Prophets of Science Fiction; Agent of Invention; Will Wright Future Project; dhe Weird Travel. Prophets of Science Fiction është një dokumentar special i realizuar nga regjisori i mirënjohur Ridley Scott. Gjithashtu do të rikthehet edhe sezoni i dytë i prodhimit të Ricky Gervais An Idiot Abroad. Pos Idiot që rikthehet, do të jenë edhe katër seri të tjera që do të rikthehen për sezonin e dytë: Meteorite Men; How Its Made; Through the Wormhole With Morgan Freeman; dhe Mantracker.

Kanali tjetër i Discoveryt, ID që përqendrohet në seritë dhe dokumentaret krimi do të rikthej shumicën e serive, por edhe do të shtoj emisione të reja që do të debutojnë në vjeshtë. Big Law: Deputy Butterbean, me ish boksierin e kategorisë së rëndë Eric Esch; Real Crime/Reel Story; Homicide Hunter: Lt. Joe Kenda; Real Streets Miami;  Hostage: Do or Die; Hunting Justice With M. William Phelps; Crimes of Passion; Deadly Sins; dhe Unraveled: Countdown to a Kill janë seritë e reja që do të përbëjnë programacionin kryesor gjatë sezonit të ardhshëm në Discovery ID. Ndërsa numri i serive të kthyera kalon numrin prej 20 sosh ndër të cilat do të jenë edhe Stolen Voices, dhe Buried Secrets. ID është prezent edhe në tregun tonë me anë të Digitalb, ndërsa në SHBA shihet në 73 milionë shtëpi ndërsa vetëm gjatë 13 muajve të fundit ka shtuar 17 milionë shikues të rinj.

E risitë nuk do të mungojnë as në kanalin Discovery Fit & Health. Kanali që filloi të transmetoj me 1 shkurt do të shtoj 9 emisione të reja në programacionin e tij ndër të cilat janë: Dr. G Medical Examiner; My Secret Body; Bizzare ER; Teen Tamer, My Teen’s a Nightmare: I’m Moving Out; and hourlong specials My Mom and Me; Under 18 Under the Knife; dhe Underage & Having Sex.

Fundi i prillit janë ditët kur shumica e kanaleve të specializuara kabllore zbulojnë skemat e tyre për sezonin vijues. Në fillim të majit këtë do ta bëjnë kanalet kryesore kabllore në SHBA ndërsa për në pjesën e dytë të muajit do të mbeten rrjetet e mëdha televizive të shfaqin ofertat e tyre për sezonin e ardhshëm. Telekomanda do t’u sjell të gjitha të rejat nga këto ngjarje.

Mund të ju interesoj edhe...