Çmenduria e të ‘70-tave në KTV

Nga krijuesit e “Guri i tretë nga dielli” vjen edhe një serial komik i nivelit më të lartë. Tani do të kthehemi në vitet e ‘70ta. Janë gjashtë shokë në vitet e tyre të adoleshencës. Seriali shtjellon çështjet shoqërore të viteve të ‘70ta si feminizmidhe dhe sjelljet e e Gjeneratës më të Madhe, recesionin ekonomik, mosbesimin në qeverinë amerikane, drogën tek të rinjtë, dhe përparimin e teknologjisë argëtuese duke filluar nda loja Pong.

Karakteret e serialit janë Eriku, protagonisti kryesor i serialit; Dona, fqinja, e pëlqyera e tij, dhe një feministe; Stiveni, shoku më i mirë i Erikut dhe një përdorues droge me probleme familjare; Majkëlli, një djalosh i vajzave që shpesh thirret sipas mbiemrit, Kelso; Xheki, një tifoze e shkollës e preokupuar me pasurinë dhe statusin shoqërore; si dhe Fezi, një i huaj pervers nga një vend që kurrë nuk është identifikuar. Ngjarja ndodh në Point Place, në shtetin Viskonsin, në periudhën maj 1976 – 31 dhjetor 1979.

Këto karaktere portetizohen nga Topher Grace, Mila Kunis, Ashton Kutcher, Danny Masterson, Laura Prepton, dhe Wilmer Valderama.

Seriali ka 200 epizode 22 minutëshe, ndërsa në vende tjera identifikohet edhe si “’70tat – Vitet e çmendura”.

Seriali do të shfaqet çdo ditë nga e hëna deri të premten në ora 17:30, në KTV.

Mund të ju interesoj edhe...