Channel 4 rikthen Ricky Gervais në TV

Përkundër vlerësimeve jo shumë pozitive për serialin dhe kritikave për portretizimin ofendues të personave me aftësi të kufizuara mendore, seriali i fundit i Ricky Gervais, Derek do të vjen në televizionin britanik Channel 4.

Një pilot episod ishte transmetuar më herët gjatë këtij viti duke joshur një audiencë prej 3.2 milionë shikuesve. Megjithatë kritika të shumta kishte pasur ndaj Ricky Gervais nga prindërit e fëmijëve autistik të cilët deklaronin se seriali nënçmonte të hendikepuarit mendor.

Gervais kishte mbrojtur serialin duke thënë që karakteri i tij, Derek është një karakter fiktiv.

Derek do të transmetohet në fillim të 2013 me 6 episode nga 30 minuta. /Telekomanda/

Mund të ju interesoj edhe...