Category: Seriale

Është shfaqur premierë traileri i për serilain e radhës të Netflix të bazuar në botën e super-heronjve të Marvel.

Miliarderi Danny Rand (Finn Jones) kthehet në Nju Jork pas mungesës prej katër viteve. Ai menjëherë provon të lidhet me të kaluarën e familjes së tij. Që në fillim nis luftën ndaj krimit dhe korrupsionit duke përdorur mjeshtërinë e kung-fu, dhe aftësinë për të përdorur fuqinë e Grushtit të Hekurt.

Seriali shfaqet premierë me datë 17 mars.

 

Read Full Article

la la land

Filmi La La Land ka thyer rekordet e Globeve të Arta duke marr me vete shtatë tituj nga ceremonia e mbrëmshme.

La La Land fitoi kategorinë për filmin më të mirë muzikal ose komedi, për të shtuar edhe titujt e regjisë e skenarit të cilat Globe shkuan për Damien Chazelle; aktorin dhe aktoren më të mirë në komedi me Ryan Gosling e Emma Stone; dhe muzikën dhe këngën më të mirë.

Për aktrimin më të mirë në dramë u shpërblyen Casey Affleck dhe Isabelle Huppert, derisa filmi më i mirë i këtij zhanri doli Moonlight.

Viola Davis dhe Aaron Taylor-Johnson u shpërblyen për rolet dytësore.

Befasi edhe në kategorinë e televizionit

Komedia Atlanta dhe drama The Crown morën çmimet kryesore të natës në kategoritë e serialeve, si më të mirat. Donald Glover dhe Billy Bob Thornton qenë aktorët më të mirë në komedi dhe dramë për Atlanta dhe Goliath, derisa tek femrat titulli shkoi për Claire Foy për The Crown, dhe Tracee Ellis Ross nga komedia Black-ish.

Read Full Article

the flash arrow

Kanali CW pa pritur shumë ka rinovuar serialet kryesore edhe për një sezon shtesë.

Këtë vjeshtë, për sezonin televiziv 2017-2018 do të kthehen dy super-heronjtë kryesor të këtij kanali, Arrow dhe The Flash.

Derisa i pari kthehet për sezonin e gjashtë, The Flash do të kthehet për sezonin e katërt. Për të njëjtin sezon kthehet edhe Jane the Virgin, derisa Supergirl, DC’s Legends of Tomorrow, dhe Crazy Ex-Girlfriend do të kthehen për sezonin e tretë.

Pa fund duket të jetë seriali Supernatural i cili do të kthehet për sezonin e 13të në vjeshtë. Serialet The iZombie, The Originals, dhe Riverdale ende nuk kanë pasur premierën këtë sezon. The Vampire Diaries dhe Reign janë në sezonet finalet. (vampirët finalen e kanë më datë 10 mars)

Serialet debutuese në CW, Frequency dhe No Tomorrow s’kanë marr porosi shtesë pas 13 episodeve prandaj pritet edhe anulimi i tyre.

Read Full Article

 

Seriali i ri i Star Trek do të shfaqet ekskluzivisht në Netflix vetëm 24 orë pas debutimit në televizionet amerikane. Seriali do të shfaqet në 188 vende të botës, përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë.

Në Netflix pos serialit të ri do të jenë edhe të gjitha seritë e vjetra, si dhe filmat të universit Star Trek.

Star Trek kthehet në televizion në janar të vitit 2017 derisa xhirimet nisin në shtator të këtij viti.

Read Full Article

 

jimmy-kimmel-emmys

HBO me 35 nominime udhëheq listën e kanaleve për programet e nominuara për çmimet Emmy. FX e ndjek me 28, para Netfliix që ka 14.

The People v OJ Simpsons: American Crime Story është programi me më së shumti nominime. Për serinë e limituar të FX janë 13 nominime. Komedia Veep është i vetmi program tjetër me nominime dyshifrore – 10 sosh. Game of Thrones ka nëntë nominime, para Fargo me tetë nominime.

Çmimet Emmy do të jepen me datë 18 shtator në ABC nën udhëheqjen e Jimmy Kimmel.

 

Drama më e mirë

The Americans

Better Call Saul

Downton Abbey

Game of Thrones

Homeland

House of Cards

Mr Robot

 

Aktori më i mirë në dramë

Kyle Chandler, Bloodline

Rami Malek, Mr Robot

Bob Odenkirk, Better Call Saul

Matthew Rhys, The Americans

Liev Schreiber, Ray Donovan

Kevin Spacey, House of Cards

 

Aktorja më e mirë në dramë

Claire Danes, Homeland

Viola Davis, How to Get Away With Murder

Taraji P Henson, Empire

Tatiana Maslany, Orphan Black

Keri Russell, The Americans

Robin Wright, House of Cards

 

Aktori më i mirë dytësorë në dramë

Jonathan Banks, Better Call Saul

Ben Mendelsohn, Bloodline

Peter Dinklage, Game of Thrones

Kit Harington, Game of Thrones

Michael Kelly, House of Cards

Jon Voight, Ray Donovan

 

Aktorja më e mirë dytësore në dramë

Maggie Smith, Downton Abbey

Lena Headey, Game of Thrones

Emilia Clarke, Game of Thrones

Maisie Williams, Game of Thrones

Maura Tierney, The Affair

Constance Zimmer, UnREAL

 

 

 

KOMEDI

 

Komedia më e mirë

black-ish

Master of None

Modern Family

Silicon Valley

Transparent

Unbreakable Kimmy Schmidt

Veep

 

Aktori më i mirë në komedi

Anthony Anderson, black-ish

Aziz Ansari, Masters of None

Will Forte, The Last Man on Earth

William H Macy, Shameless

Thomas Middleditch, Silicon Valley

Jeffrey Tambor, Transparent

 

Aktorja më e mirë në komedi

Ellie Kemper, Unbreakable Kimmy Schmidt

Julia Louis-Dreyfus, Veep

Laurie Metcalfe, Getting On

Tracee Ellis Ross, black-ish

Amy Schumer, Inside Amy Schumer

Lily Tomlin, Grace and Frankie

 

Aktori më i mirë dytësorë në komedi

Louie Anderson, Baskets

Andre Braugher, Brooklyn Nine-Nine

Keegan-Michael Key, Key & Peele

Ty Burrell, Modern Family

Tituss Burgess, Unbreakable Kimmy Schmidt

Tony Hale, Veep

Matt Walsh, Veep

 

Aktorja më e mirë dytësore në komedi

Niecy Nash, Getting On

Kate McKinnon, SNL

Gaby Hoffmann, Transparent

Allison Janney, Mom

Judith Light, Transparent

Anna Chlumsky, Veep

 

Miniseria më e mirë

American Crime

Fargo

The Night Manager

The People v. OJ Simpson

Roots

 

TV Filmi më i mirë

A Very Murray Christmas

All the Way

Confirmation

Luther

Sherlock: The Abominable Bride

Read Full Article

Sezoni i dytë i Aquarius do të kthehet me datë 16 qershor 2016.

Premiera e këtij sezoni do të jetë pa reklama, derisa do ti kthehet normalitetit javën vijues.

David Duchovny kthehet në rolin e një polici në Los Angeles në ndjekje të vrasësit serik Charles Manson.

Seriali do të shfaqet të enjteve në ora 10.

Read Full Article

ballersSeriali Ballers do të kthehet për sezonin e dytë me datë 17 korrik. Dhjetë episodet e radhës do të ndjekin ish-yllin e NFL Spencer Strasmore (Dwayne Johnson), i cili provon të rigjej veten si menaxher financiar.

Menjëherë pas episodit të Ballers do të shfaqet premiera e serisë Vice Principals, komedi e errët nga kreatorët e Eastbound & Down, Danny McBride e Joddy Hill. Ngjarja zhvillohet në një shkollë ku dy zëvendës-drejtorë luftojnë për postin e drejtorit (pak a shumë si në Kosovë).

Read Full Article

kafeneja jone

Seriali Kafeneja Jonë do të rikthehet këtë vjeshtë në televizionet tona. Këtë për Showbizionline.net e ka konfirmuar Teuta Krasniqi.

Ajo ka dhënë edhe detajet e para në lidhje me këtë projekt. Skenarët janë përgatitur dhe xhirimet e para do të duhej të niseshin në muajin maj. Në vjeshtë do të duhej të ishin gati episodet e para, sipas Teuta Krasniqit. Por nuk është e sigurt se kush do të kthehet, sidomos kur dihet që Adem Mikullovci, Irena Cahani, e Naser Rafuna janë të angazhuar tek ‘Çka ka shpija?’.

Gjithashtu nuk dihet se në cilin kanal do të mund të kthehej seriali, edhe pse ka shanse shumë të mira që Tribuna Channel të jetë zot shtëpie i ri i Kafeneja Jonë.

Per me shume informata – http://www.showbizionline.net/2016/04/05/a-do-te-jene-pjese-e-kafeneja-jone-keta-aktore/

Read Full Article

Grupi i humoristëve kosovar ‘Stupcat’ kanë zbuluar detajet e projektit të fundit të tyre për emisionin ‘Prive’ në Klan Kosova.

Në një intervistë dhe pamje prapa kamerave në xhirimet e këtij grupi, ‘Prive’ zbulon të gjitha detajet e projektit të fundit të ‘Stupcave’. Bëhet fjalë për ‘Egjeli’ që para gjashtë viteve ishte shfaqur si film për shikuesit kosovar, ndërsa tani do të vijë në ekran si serial televiziv.

Deri më tani sipas ‘Prive’ janë përgatitur katër episode, derisa i pari do të shfaqet me datë 29 nëntor në ora 22 në kanalin T të platformës Digitalb.

Storia e serialit nuk ndryshon, ngjashëm si karakteret kryesore. Nuk ka ndonjë numër të konfirmuar të episodeve apo sezoneve për momentin, por ajo që duhet të dini është që me datë 29 nëntor në ora 22 në kanalin T të platformës satelitore Digitalb dhe në operatorin kabllor Ipko mund të shihni episodin e parë të serialit ‘Egjeli’.

Read Full Article

Televizioni publik italian RAI do të sjell në ekran dramën proceduriale policore ‘Jo’ me aktorin e njohur francez Jean Reno në rolin kryesor.

Seriali është krijuar nga producenti Rene Balcer (Law&Order), fitues i çmimeve Emmy. Reno portretizon karakterin e Jo St-Clair, një detektiv veteran në njësinë elite të Parisit, Criminal Brigade, e cila merret me çështjet më të vështira të vrasjeve. Në rolet tjera vijnë Jill Hennessy (Crossing Jordan), Tom Austen (The Borigas) dhe Heida Reed.

Sezoni i parë ka tetë episode 60 minutëshe derisa pritet të transmetohet në pjesën e dytë të këtij sezoni televiziv.

Read Full Article