Category: n’TV

Garën më të madhe në hokejin ekipor në akull, kampionatin botëror mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Federatës Ndërkombëtare të Hokejit mbi Akull, IIHF.

Kanali pos transmetimit së të gjitha ndeshjeve ofron edhe përmbledhje të ndeshjeve dhe aksioneve më të mira të ditës.

Kampionati botëror në hokej mbi akull këtë vit mbahet në Koln të Gjermanisë, dhe Paris të Francës. Gjashtëmbëdhjetë kombëtaret më të mira janë të ndara në dy grupe me nga tetë ekipe ku zhvillohet shtatë xhiro. Më pas nis faza eliminatore nga çerekfinalet. Kampionati mbyllet me datë 21 maj.

Të gjitha ndeshjet mund ti shihni në kanalin zyrtar të IIHF në YouTube.

Read Full Article

Përdoruesit e Facebook në Spanjë, tash e tutje do të mund të ndjekin nga një ndeshje për javë direkt në rrjetin shoqëror Facebook.

Që nga e premtja e kaluar, ndeshjet e të premtave të cilat transmetohen në kanalin e lirë tokësor Gol Television, do të jenë gratis edhe për përdoruesit e rrjeteve shoqërore.

Ndeshja e parë, ndërmjet Betisit dhe Granadasë e transmetuar në llogarinë zyrtare të La Ligas në Facebook kishte joshur mbi 400 mijë vizitorë unik.

Read Full Article

Pas tri viteve pauzë, Fehmi Ferati i kthehet televizionit. Kësaj radhe në KTV.

‘Fehi po thotë’ është titulli i emisionit të ri të Fehmi Feratit në KTV. Emisioni tenton të jetë njëlloj stand-up komedi që do të inkuadroj shikuesit të ndryshëm të cilët do të japin rrëfimet e tyre në mënyrë komike.

Emisioni do të shfaqet çdo të premte në ora 20:45 në KTV, nisur nga sonte, 10 shkurt 2017.

Për më shumë lexoni në Koha.net

Read Full Article

guy grocery gamesModeratori i njohur Guy Fieri kthehet në Food Network për një seri krejt të re, të quajtur ‘Grocery Games’.

Në këtë seri, katër kuzhinierë të talentuar do të garojnë nëpër korridore të ndryshme të supermarketeve për të gjetur përbërësit e ushqimeve tyre të veçanta. Nga përgatitja e një ushqimi me përbërës që nisin vetëm me shkronjën ‘S’, deri tek përgatitja e ushqimeve me vetëm pesë përbërës, sfida të ndryshme do tu servohen garuesve.

Kush do të fitoj garën në fund? Mund ta shihni çdo ditë pune në ora 18:00 në Food Network.

Read Full Article

brooklyn-nine-nine

Mbrëmë ka debutuar sezoni i dytë i Team Ninja Warrior. Në episodin e ri të The Flash, Killer Frost ka nisur të shfaqet, derisa Caitlin kërkon Dr. Alkiminë, kidnapon Julian, dhe lufton edhe me Flash edhe Vibe.

Tek episodi i ri i Brooklyn Nine-Nine, Jake provon të impresionoj babanë e Amyt për Ditën e Falënderimeve. Viv provon të zbut tensionin ndërmjet Katie dhe nënës së saj, përsëri për festën e Ditës së Falënderimeve, që është temë edhe tek komedia New Girl.

This Is Us, Teen Wolf, e Shooter, të gjitha vijnë me episode të reja që mund ti gjeni sot.

Read Full Article

Xhiroja e gjashtë e Ligës së Kampionëve vazhdon në platformën Kujtesa. Këtë javë do të ketë më shumë se tetë ndeshje që transmetohen drejtpërdrejtë.

Të martën Tottenham udhëton në Monaco, derisa Juventus është mysafir i Sevillas. Ndërkoë të nesërmen, derbi zhvillohet në Londër ku Arsenali pret PSG.

E martë, 22 nëntor

20:45     Monaco – Tottenham    K1

20:45     Sevilla – Juventus            K2

20:45     Sporting – Real Madrid  K3

20:45     Kopenhagen – Porto       K4

E mërkurë, 23 nëntor

18:00     Rostov – Bayern               K1

20:45     Arsenal – PSG                    K1

20:45     Monchengladbach – Manchester City     K2

20:45     Besiktas – Benfica            K3

20:45     Celtic – Barcelona            K4
*marr nga Kujtesa Buletin në Kujtesa.com

Read Full Article

fluturim-ne-fund-te-botes

Arthur Williams do të fluturoj në disa nga vendet më të largëta dhe më spektakulare të planetit tonë. Në këto vende, e vetmja mënyrë e arritjes është me anë të aeroplanit.

Episodi i parë e dërgon Arthurin në viset më të larta të Nepalit. Në episodin e radhës ai udhëton në Australi dhe Papua ku takon nja dy veta që udhëheqin një fermë të madhësisë së Uellsit; për të vazhduar në xhunglat e Indonezisë. Dhe episodi i fundit e dërgon Arthurin në egërsinë e pazbutur të Kanadasë.

‘Fluturimi në fund të botës’ shfaqet çdo të hënë në ora 22:00 në BBC Earth.

Për të pasur Food Network në ofertën e kabllorit apo IPTV operatorit tuaj, kontaktoni në kanalet@telekomanda.com

Read Full Article

o sa mire

Mbrëmë në kanalin Kohavision ka vazhduar sezoni i gjashtë i serialit ‘O Sa mirë.’ Episodi i radhës vazhdon me kontestimin e pronës së fakultetit dhe rekrutimin e studentëve e stafit. Edhe në këtë episod prezent janë Stupcat.

Episodin e plotë mund ta shihni në kanalin zyrtar në YouTube – https://www.youtube.com/watch?v=k7jJmJZTK8o

Read Full Article

mbikeqyrja e restoranteve

Nuk është lehtë të udhëheqësh një restorant, dhe njëkohësisht të shërbesh ushqimet më të mira, edhe pse ky është vetëm fillimi. Duhet të keni syrin mbi gjithçka. Nëse nuk ia dilni, jeni të mbaruar akoma pa nisur.

Willy Degel ka zgjidhje për këtë. Ai do të shpërndaj përvojën e tij me restorante dhe pronarë të ndryshëm. Tek Restoranti ‘Willy Parker,’ ai ka vërejtur se problemi qëndron tek mosmarrëveshjet e pronarëve që njëkohësisht janë edhe vëllezër. Tashti që ka identifikuar problemin, Willie është në mision për të kthyer në këmbë këtë restorant. A do t’ia dal?

Do ta mësojmë të hënave në ora 19:00, gjatë nëntorit në Food Network.

Për të pasur Food Network në ofertën e kabllorit apo IPTV operatorit tuaj, kontaktoni në kanalet@telekomanda.com

Read Full Article

partizaniKanali kombetar shqiptar, TVSH do te transmetoj ndeshjen e pare te rrethit te dyte te kualifikimeve per Ligen e Kampionve ndermjet Ferencvarosit dhe Partizanit te Tiranes.

Ndeshja nis ne ora 20:00, dhe do te transmetohet ne sinjalin tokesor te TVSH-se. Nuk ka konfirmimi se ku do te shfaqet ne satelit.

Read Full Article