Category: Media

one-maqedoniMe qëllim të lehtësimit të procesit të digjitalizimit në Maqedoni, operatori telekomunikues ONE ka nisur të shpërndajë marrësit digjital Sagem.

Çmimi i këtyre marrësve është 990 denar maqedonas, apo më saktë 16 euro.

“Operatori telekomunikues ONE është i përgatitur si në mënyrë administrative edhe në atë teknike për procesin e digjitalizimit. Nga e hëna mund të gjenden pajisjet Sagem me çmim prej 990 denarë, ndërsa në treg mund të gjenden me çmim prej rreth 5000 denarëve,” deklaroi Victor Donevski, drejtor i marketingut në ONE.

Sipas tij, të gjithë ata që pajisjen me këtë vegël për një muaj mund të shohin gratis paketin promovues Boom TV.

Faza e digjitalizimit në Maqedoni nis me 1 qershor të këtij viti. /TeVe Portal/

Read Full Article

Edhe pse është njëra ndër vendet e para që ka filluar transmetimin digjital tokësor, vetëm pas afër 14 viteve Britania e Madhe ka fikur në total sinjal analog.

Kanë qenë kanalet BBC Choice dhe BBC Knowledge që kanë filluar të transmetojnë me 15 nëntor 1998 nga pjesa jugore e Londrës, Crystal Palace të cilat kishin nisur epokën e transmetimeve digjitale në Ishull. Janë investuar plotë 630 milionë funte për të përmbyllur transmetimet analoge që kanë zgjatur më shumë se 70 vite.

Dame Mary Peters, fituese e medaljes së artë olimpike më 1972 ka fikur sinjalin e fundit nga pika Divis.

Digjitalizimi është realizuar nga Digital UK dhe Arqiva të cilat kanë ndërtuar më shumë se 1100 shpërndarës digjital.

Read Full Article

Televizioni maqedonas përgatitet furishëm për sezonin vjeshtor. Siç lajmëron TV Paket, MRT ka përgatitur një grumbull serialesh amerikane për të sjell falas tek shikuesit maqedon.

Pas njoftimit për nisjen e tri versioneve të serialit CSI – CSI – CSI Miami, CSI New York, dhe CSI Las Vegas; pritet të vijnë edhe Spartacus, Gossip Girl, dhe Supernatural.

Titujt e ri që ka paralajmëruar televizioni maqedonas janë The Mentalist dhe Fringe. Të gjitha këto seriale pritet të nisin në shtator të këtij viti.

TV Paket njofton që mund të vijnë edhe dy seriale të reja, dhe njëra ndër to pritet të jetë The Vampire Diaries.

Read Full Article

EuroSport ka vazhduar kontratën me DFL Sport Enterprises për tri vite për transmetimin e ndeshjeve të Bundesligës në futboll. Kontrata e tanishme e EuroSport skadonte pas sezonit të ardhshëm 2011-2012, ndërsa kontrata e re do të vlen deri pas sezonit 2014-2015. Me këtë kontratë EuroSport ka të drejtat për transmetimin e ndeshjeve të Bundesliga dhe Bundesliga 2 në 22 shtete evropiane përfshirë vendet skandinave dhe të Evropës Qëndrore dhe Lindore. Në pakon e re EuroSport do të transmetoj pesë ndeshje nga çdo xhiro, përmbledhjen e xhirosë, emisione të llojit basteve, intervista si dhe komente nga analistë të njohur futbolli. EuroSport do të transmetoj edhe nga një ndeshje të Bundesliga 2, zakonisht të hënave në mbrëmje. Të gjitha ndeshjet mund të shihen edhe në internet me anë të shërbimit online të njohur si EuroSport Player.

Të gjitha ndeshjet transmetohen në kanalin e veçantë të EuroSport2 që transmeton përkrah kanalit ndërkombëtar EuroSport2 në vende ku transmeton EuroSport.

Të drejtat e EuroSport për Bundesligën vlejnë për këto vende: Shqipëri, Kosovë, Bosnjë e Hercegocinë, Bullgari, Kroaci, Çeki, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Hungari, Islandë, Letoni, Lituani, Maqedoni, Mali i Zi, Norvegji, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni dhe Suedi.

EuroSport2 ka transmetuar ndeshjet e Bundeslgas që nga viti 2009.

Read Full Article