TBS ka njoftuar që kanali për fëmijët parashkollor, Cartoonito do të lançohet edhe në tregun spanjoll gjatë këtij viti. Kanali do të zëvendësoj kanalin tjetër të kompanisë Boomerang me datë 1 shtator duke u lançuar në operatorët Digital+, Ono, Telefónica Movistar Imagenio, Orange TV, R dhe Euskaltel.
Cartoonito do të ofroj prodhimet debutuese spanjolle si Jelly Jamm, atë australian Bananas in Pyjamas. Gjithashtu pjesë e skemës programore të kanalit do të jenë edhe shou si Baby Looney Tunes, My Little Pony dhe Sam Sam.
Lançimi i këtij kanali është një shtesë në planin e TBS për të ofruar Cartooniton si bllok programues brendi në kanalin Boomerang në regjionin e Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës.
Brendi Cartoonito së pari është lançuar në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2007 dhe tani është prezent në 112 shtete me 125 milionë shtëpi. Tregu spanjoll do të rrit shikueshmërinë për 2.6 milionë.
