Bundesliga vazhdon në EuroSport2

EuroSport ka vazhduar kontratën me DFL Sport Enterprises për tri vite për transmetimin e ndeshjeve të Bundesligës në futboll. Kontrata e tanishme e EuroSport skadonte pas sezonit të ardhshëm 2011-2012, ndërsa kontrata e re do të vlen deri pas sezonit 2014-2015. Me këtë kontratë EuroSport ka të drejtat për transmetimin e ndeshjeve të Bundesliga dhe Bundesliga 2 në 22 shtete evropiane përfshirë vendet skandinave dhe të Evropës Qëndrore dhe Lindore. Në pakon e re EuroSport do të transmetoj pesë ndeshje nga çdo xhiro, përmbledhjen e xhirosë, emisione të llojit basteve, intervista si dhe komente nga analistë të njohur futbolli. EuroSport do të transmetoj edhe nga një ndeshje të Bundesliga 2, zakonisht të hënave në mbrëmje. Të gjitha ndeshjet mund të shihen edhe në internet me anë të shërbimit online të njohur si EuroSport Player.

Të gjitha ndeshjet transmetohen në kanalin e veçantë të EuroSport2 që transmeton përkrah kanalit ndërkombëtar EuroSport2 në vende ku transmeton EuroSport.

Të drejtat e EuroSport për Bundesligën vlejnë për këto vende: Shqipëri, Kosovë, Bosnjë e Hercegocinë, Bullgari, Kroaci, Çeki, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Hungari, Islandë, Letoni, Lituani, Maqedoni, Mali i Zi, Norvegji, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni dhe Suedi.

EuroSport2 ka transmetuar ndeshjet e Bundeslgas që nga viti 2009.

Mund të ju interesoj edhe...

3 thoughts on “Bundesliga vazhdon në EuroSport2

  • dua te di a i qit erosporti n kujtes bundeslinden lu lutna kthemani pergjigjen

    • Jo, versioni i EuroSport 2 ne Kujtesë eshte versioni nderkombetar, dhe pasi qe Ipko ka te drejtat per Bundesliga vetem ajo ka te drejte te transmetoj versionin e EuroSport 2 Bundesliga.

    • Jo, EuroSport 2 Bundesliga gjendet ne pakon e Digitalb.

Comments are closed.