Episodi 155 – E enjte, 25 gusht 2011
Fysunja dhe Nadidja e gjejnë Ali Kemalin në një dhomë hoteli me armën drejtuar gruas së tij pasi nuk mund të përballet me faktin që ajo e ka tradhtuar me artistin. Megjithatë, Ali Kemali vendos armën në kokën e tij, derisa Nadidja provon t’ia ndryshoj mendjen. Benyja ndjehet fajtore që ka lënduar Sheherzaden dhe Keremin. Buraku nuk mund të pajtohet me zhdukjen e papritur të Sezenes. Burhani papritmas do ti ofroj një ndihmë financiare firmës Binjapi, e cila gjendet në një krizë të tmerrshme ekonomike, dhe për këtë kërkon të bëhet partner në projektin e tyre në Rusi.

