Betmen

Titulli origjinal: Batman

Zhanri: Fanta-shkencë

Skenari: Bob Kane (karakteret), Sam Ham (tregimi), Warren Skaaren

Regjia: Tim Burton

Premiera e shfaqjes: 23 qershor 1989

Kohëzgjatja: 126 minuta

Rejtingu: +13

Kasti: Michael Keaton, Jack Nicholson, Kim Basinger, Robert Wuhl, Pat Hingle, Billy Dee Williams, Michael Gough, dhe Jack Palance

Që stripi, apo komiku të realizohet në film kërkon shumë punë dhe përkushtim. E para sepse mund të shkatërroj stipin, dhe e dyta mund ta bëjë edhe më të famshëm. Tim Burton ka bërë një punë të shkëlqyeshme për kohët në të cilat ka punuar. Gjithë ato lojëra siç thotë edhe Xhokeri, në atë kohë nuk ka qenë lehtë të gjenden dhe të prodhohen. Megjithatë si e ka bërë nuk ka rëndësi, ajo që ësht[ e rëndësishme është se e ka bërë shkëlqyeshëm. Në fundin e viteve të ‘90ta, të realizosh një film me një buxhet prej 40 milionësh ka qenë pak si shtrenjtë. Megjithatë suksesi i tij në mbarë botën ishte i paparishikuar. Fitoi mbi 400 milionë dollarë. Si filmi i parë i serisë së filmave për heroin e errët nga Gothami, Betmen mbetet fillimi i një historie të re në industrinë e filmave të heronjve nga stripat.

Tregimin e filmit mund ta përmbledhim kështu. Bruce Wayne, është një djalosh i pasur, jetimë që jeton vetëm me shërbëtorin e tij, Alfredin. Ai është i radhitur në elitën e qytetit të Gotham, një qytet i mbuluar në zi, që të qon mallin e filmave të zhanrit noir, një qytet i mbushur me kriminel dhe të korruptuar. Së shpejti qyteti do të festojë 200 vjetorin, mirëpo financat nuk janë shumë pozitive.

Grisomi është lideri i organizatave kriminele. Shoku i tij i ngushtë, Xheku, ka filluar t’i shkoj nerva. Për këtë Grisomi në bashkëpunim me Ekhardin, inspektor policie, tenton ta eliminojë Xhekun.

Për të dëshmuar kundër Grisomit, Xheku do të duhej të mbetej gjallë. Për këtë ka menduar Betmeni, i cili tenton ta mbroj. Megjithatë Xheku bie në një kazan acidi, dhe prish fytyrën e tij. Tani ai do të ketë një gojë të buzëqeshur gjithnjë dhe një ngjyrë të çuditshme në fytyrë. Ai vendos të hakmerret për këtë duke filluar nga Grisomi. Ka menduar edhe një emër të ri për vete. Xhoker. Aventurat e tij tashmë kanë filluar.

Është pak e çuditshme të shohësh Michael Keaton në një rol serioz. Sidoqoftë, kjo i shkoi për shtati. Keaton luajti shumë mirë rolin e tij të heroit të Gothamit. Nuk bën shumë lëvizje të tepërta në skena aksion, që ndonjëherë mund të duket sikur robot, ndoshta kjo është diçka që mund të kishte qenë më mirë sikur të ishte më i lëvizshëm, por edhe kështu më ka pëlqyer mjaftë mirë.

Kim Bassinger të jetë aq e bukur. Hera e fundit që e kam parë ka qenë tek 8 Mile, pra në një moshë të shtyer. Megjithatë ajo që vlerësohet në film është aktrim, dhe a është ajo aktore e mirë? Tepër. Është gazetare, e dashura e Brusit, dhe e ndjekur nga Xhoker. Të tri rolet i luan shkëlqyeshëm. Duket si një gazetare e çmendur pas punës dhe hulumtimit, një e dashur e cila mërzitet pse i dashuri nuk i ndan aq shumë kohë, dhe një e arratisur që në çdo çast mund të ndeshet me ankthin e jetës së saj.

Karakteri i fundit nga ky film që do ta përmendi është Xhokeri. Tek The Dark Knight, Heath Ledger ndoshta luan rolin më të mirë negativ në filma, mirëpo ka pasur një mësues shumë të mirë.

Jack Nicholson, ka luajtur një rol fantastik. Të portetizosh Xhokerin në film, duke e parë vetëm në stripa më parë, nuk do të ishte e lehtë. Dhe ai e ka bërë këtë me aq përsosmëri, sa që ka krijuar një karakter negativ që shumë ka shumë fansa, ndoshta edhe më shumë se vet Betmenin. Qeshja e tij e çmendur, fjalitë e tij, lëvizjet e tij, aktrimi i tij në përgjithësi ishte fantastik.

Dhe “Where does he get those wonderful toys?(Ku i merr ai gjithë ato lojëra të mrekullueshme)”. Njëra ndër fjalitë më të popullarizuara në film. Fjalia kur Xhokeri sheh se çfarë është në gjendje të bëj Betmen.

Për fund, nëse duhet të notoj filmin nga 10, do ti jepja 8.5. Nëse keni shikuar një film të Betmen, apo të çfarëdo heroi nga stripat dhe nuk e keni parë filmin e parë të Betmenit, jam i sigurt se do të ju pëlqej.

Luan Morina

Mund të ju interesoj edhe...