Best of Enemies (2015) – Recensim

Sikur të kishte matje të shikueshmërisë në vendin tonë ose do të kishim emisione më të mira televizive, ose do të turpëroheshim si popull.

Lufta për shikueshmëri, rejting, në SHBA ka qenë dhe është gjithmonë prezente. Për të fituar më shumë shikues, kanalet kanë bërë çmos, nga gjërat më të ndryshme, duke sprovuar edhe moralet e televizionit, që sot më veçse janë histori.

Me një qëllim të tillë, por me më shumë moral, në vitin 1968, kanal i tretë, i fundit i renditur në shikueshmërinë e kanaleve kombëtare – ABC kishte vendosur të nis një seri debatesh ndërmjet liberalit Gore Vidal, dhe konservatorit William F. Buckley Jr. Për Gore Vidal kam pasur njohuri, sidomos për punën e tij me disa nga të cilat jam njohur nga afër, për Buckley Jr më është dashur të konsultoj Wikipedian.

Ky dokumentar përshkruan debatet e këtyre dyve dhe jehonën që ka pasur në audiencën e përgjithshme, përfshirë edhe atë televizive. Dualiteti liberal-konservator gjithnjë ka qenë në modë në SHBA. Kjo shihet edhe në këtë dokumentar që portretizon një frymë të pranishme para gjysmë shekulli. Debatet kanë prekur një mori të çështjeve për të cilat pikëpamjet liberale dhe konservatore janë goxha të kundërta.

Në mënyrë teknike, dokumentari është i përgatitur shumë mirë nga Robert Gordon dhe Morgan Neville (Twenty Feet from Stardom), por tema, nuk është aq joshëse për neve si popull ndoshta. Prandaj, nuk besoj që shumë njerëz do të preferojnë të shohin këtë dokumentar, përkundër mundësisë së madhe të jetë i nominuar për Oskar këtë vit. Nota personale: 3/5

Mund të ju interesoj edhe...