Bardhë e zi dhe pa zë – Drejt Oskarëve të 84të

Sonte mbahet ceremonia e shpërndarjes së shpërblimeve më të mëdha në industrinë e filmit, Oskar. Si zakonisht në një gala të madhe me plotë fytyra të njohura nga bota e shoubizit shpallën filmat më të mirë sipas ekspertëve të kësaj fushe. Filmat si Harry Potter and the Deathly Hallows Part 2, Transformers: Dark of the Moon, dhe Pirates of the Caribbean: On Stranager Tides, që kanë inkasuar mbi 1 miliardë dollarë vitin e kaluar nuk janë pjesë e kategorive kryesore, por seriozisht a kanë nevojë për Oskar nëse kanë inkasuar mbi 1 miliardë dollarë?! S’besoj!

Filmi që ka bërë gumëzhimë këtë vit është filmi The Artist, një film pa ngjyra e pa zë që tregon storien e një artisti të madh në kohën e këtyre filmave, i cili kategorikisht kundërshton filmat me zë duke i quajtur jo-artistik. Filmi ka fituar shumë shpërblime, si filmi më i mirë, regjia, skenari, dhe aktori më i mirë në rol kryesor. I vetmi film që duket se mund ta përballoj konkurrencën e The Artist, duket të jetë filmi The Help, që tregon historinë e errët amerikane ndaj racizmit. Filmi ka dominuar në SAG Awards, dhe s’dyshoj që kasti i këtij filmi ka qenë më i miri nga të gjithë filmat tjerë. Këtë e dëshmojnë tri nominime për aktoret më të mira në rol kryesor dhe dytësor. Në mesin e filmave tjerë konkurrues është edhe The Tree of Life, fitues i Festivalit të Kanës dhe një mjeshtri e veçantë e Terrence Malick. Mendoj që është ndër filmat më të mirë dhe më të komplikuar të vitit. Storie interesante shfaq edhe The Descedants që ngrit George Clooney në nivelet më të larta të aktrimit, ngjashëm siç ndodh me Brad Pitt tek filmi Moneyball. Hugo është një film me regji më të mirë se sa aktrim dhe storie, e War Horse është film me skenar emocional interesant, regji interesant dhe pa aktrim special. Extremely Loud and Incredible shfaq një storie prekëse, derisa Midnight in Paris sjell edhe një kryevepër skenari dhe regjie të Woody Allenit.

A është The Artist filmi më i mirë i vitit? Është filmi më i mirë i vitit bardhë e zi, por jo edhe filmi më i mirë i vitit. The Descedants, Tree of Life e edhe Moneyball janë të një niveli më të lartë për shikuesin, e sidomos filmi The Help, por ndoshta kritikët duhet të vlerësojnë një film pa ngjyra e pa zë si më të mirë, ashtu që të ndjehen me lartë. Por, jo të gjithë kritikët janë njësoj. Ne që mendojmë se ka filma më të mirë se The Artist këtë vit jemi më të paktë në numër, por megjithatë jemi.

Ngjashëm do të kemi edhe tek kategoria për regjinë më të mirë. The Artist do të fitoj edhe këtë kategori e edhe skenarin origjinal, edhe pse ka një konkurrencë të fortë në të dyja kategoritë. Tek skenari i adaptuar The Ides of March mendohet të jetë ndër favoritët kryesor, që do të sjell një Oskar për Clooney si skenarist.

Por, Clooney siç duket nuk ka ofruar mjaft në filmin The Descendants për të fituar Oskar si aktori më i mirë në rol kryesor. Këtu shpërblimi do ti shkoj Jean Dujardin për të cilin s’dyshoj që do të jetë nominimi i vetëm për këtë shpërblim. Për Clooney është bërë zakon nominimi, e kësaj rruge po shkon edhe Brad Pitt. Ai shkëlqen në filmin Moneyball, dhe asgjë pos Oskar s’do të vlerësonte sa duhet paraqitjen e tij në këtë film. Gary Oldman dhe Demian Bichir janë dy kandidatët tjerë që duhet të pajtohen vetëm me nominimin.

Tek aktorja në rol kryesor, Meryl Streep siç duket edhe këtë vit do të shtoj të marr Oskarin e parë pas gati 30 viteve. Streep dominohet pothuajse çdo vit, por mungon triumfi. Ajo ka qenë e mahnitshme në rolin e Margaret Thatcher në filmin The Iron Lady. Ajo që do të marr shpërblimin duket të jetë Viola Davis me The Help. Padyshim që me paraqitjen e saj e meriton Oskarin, ka portretizuar një karakter mjaft të vështirë me një mjeshtri të madhe. Glenn Close do ti bartë pasojat e një skenari të dobët tek filmi Albert Nobs. Në fakt ajo së bashku me aktoren Janet McTeer e nominuar në kategorinë për rol dytësor i kanë dhënë kuptim filmit. Rooney Mara e Michelle Williams shkëlqejnë në rolet e tyre që janë karaktere mjaft të komplikuara, por Oskarin duhet ta kërkojnë në vitet në vijim.

E pos McTeer në rol dytësor janë të nominuara edhe Berenice Bejo nga The Artist, të dyja s’mund të arrijnë më shumë se veç nominimin, Melissa McCarthy nga Bridesmaids, në të cilin film ka mrekulluar, dhe dy aktoret që i kanë dhënë shije filmit The Help, Jessica Chastain dhe Octavia Spencer. Spencer ka fituar gjithkund ku ka qenë e nominuar në këtë kategori.

Ngjashëm si Spencer, në të gjitha shpërblimet kinematografike në kategorinë për rol dytësor tek meshkujt ka triumfuar Christopher Plummer. Është mëkat që Max von Sydow ka pasur një paraqitje po aq të shkëlqyeshme në filmin Extremely Loud and Incredibly Close, pasi luftën e këtyre dy 82 vjeçarëve duket se do ta fitoj Plummer për rolin e tij në filmin Beginners. Kenneth Branagh e Nick Nolte janë emra të njohur në industrinë e filmit që janë nominuar në këtë kategori, e sukses i veçantë është për Jonah Hill që kalon në elitën kinematografike me rolin e tij në Moneyball.

 

Oskarët transmetohen sonte pas mesnate në Klan TV, e duhet të shfaqen edhe në RTK dhe shumicën e kanaleve kombëtare. Për tonin origjinal mund të zgjedhni kanalin turk CNBC-e në satelitin Turksat, e nëse dëshironi gjermanisht e keni ProSieben në Astra.

 

Analizë e përgatitur nga

Luan Morina

Kritik për TV&Film

Më poshtë e gjeni listën e plotë të të nominuarve. Gjithashtu mund të gjeni informata shtesë për filmat më të mirë nëse shtypni në linkun përkatës:

 

Filmi më i mirë

War Horse
The Artist
Moneyball
The Descendants
The Tree of Life
Midnight in Paris
The Help
Hugo
Extremely Loud & Incredibly Close

 

Aktorja më e mirë

Glenn Close, Albert Nobbs
Rooney Mara, The Girl With the Dragon Tattoo
Viola Davis, The Help
Meryl Streep, The Iron Lady
Michelle Williams, My Week With Marilyn

 

Aktori më i mirë

Demian Bichir, A Better Life
George Clooney, The Descendants
Jean Dujardin, The Artist
Gary Oldman, Tinker Tailor Soldier Spy
Brad Pitt, Moneyball

 

Aktorja më e mirë në rol dytësor

Berenice Bejo, The Artist
Jessica Chastain, The Help
Melissa McCarthy, Bridesmaids
Janet McTeer, Albert Nobbs
Octavia Spencer, The Help

 

Aktori më i mirë në rol dytësor

Kenneth Branagh, My Week With Marilyn
Jonah Hill, Moneyball
Nick Nolte, Warrior
Christopher Plummer, Beginners
Max von Sydow, Extremely Loud & Incredibly Close

 

Regjisori më i mirë

Michel Hazanivicus, The Artist
Alexander Payne, The Descendants
Martin Scorsese, Hugo
Woody Allen, Midnight in Paris
Terrence Malick, The Tree of Life

 

Skenari më i mirë origjinal

Michel Hazanivicius, The Artist
Kristen Wiig and Annie Mumulo, Bridesmaids
Woody Allen, Midnight in Paris
J.C. Chandor, Margin Call
Asghar Farhadi, A Separation

 

Skenari më i mirë i adaptuar

Alexander Payne, Nat Faxon and Jim Rash, The Descendants
John Logan, Hugo
George Clooney, Beau Willimon and Grant Heslov, The Ides of March
Steven Zaillian, Aaron Sorkin and Stan Chervin, Moneyball
Bridget O’Connor and Peter Straughan, Tinker Tailor Soldier Spy

 

Filmi më i mirë i huaj

Bullhead
Footnote
In Darkness
Monsieur Lazhar
A Separation

 

Filmi më i mirë i animuar

A Cat in Paris
Chico & Rita
Kung Fu Panda 2
Puss in Boots
Rango

 

Regji artistike

The Artist
Harry Potter and the Deathly Hallows Part 2
Hugo
Midnight in Paris
War Horse

 

Kinematografia

The Artist
The Girl With the Dragon Tattoo
Hugo
The Tree of Life
War Horse

 

Dizajn kostumesh

Anonymous
The Artist
Hugo
Jane Eyre
W.E.

 

Dokumentari më i mirë

Hell and Back Again
If a Tree Falls: A Story of the Earth Liberation Front
Paradise Lost 3: Purgatory
Pina
Undefeated

 

Dokumentari më i mirë i shkurtër

The Barber of Birmingham: Foot Soldier of the Civil Rights Movement
God Is the Bigger Elvis
Incident in New Baghdad
Saving Face
The Tsunami and the Cherry Blossom

 

Editimi më i mirë

Anne-Sophie Bion and Michel Hazanavicius, The Artist
Kevin Tent, The Descendants
Kirk Baxter and Angus Wall, The Girl With the Dragon Tattoo
Thelma Schoonmaker, Hugo
Christopher Tellefsen, Moneyball

 

Makiazhi më i mirë

Martial Corneville, Lynn Johnston and Matthew W. Mungle, Albert Nobbs
Edouard F. Henriques, Gregory Funk and Yolanda Toussieng, Harry Potter and the Deathly Hallows Part 2
Mark Coulier and J. Roy Helland, The Iron Lady

 

Muzika më e mirë

John Williams, The Adventures of Tintin
Ludovic Bource, The Artist
Howard Shore, Hugo
Alberto Iglesias, Tinker Tailor Soldier Spy
John Williams, War Horse

 

Kënga më e mirë

“Man or Muppet” from The Muppets, Bret McKenzie
“Real in Rio” from Rio, Sergio Mendes, Carlinhos Brown and Siedah Garrett

 

Editimi zanor më i mirë

Drive
The Girl With the Dragon Tattoo
Hugo
Transformers: Dark of the Moon
War Horse

 

Miksimi zanor më i mirë

The Girl With the Dragon Tattoo
Hugo
Monyeball
Transformers: Dark of the Moon
War Horse

 

Efektet më të mira vizuale

Harry Potter and the Deathly Hallows Part 2
Hugo
Real Steel
Rise of the Planet of the Apes
Transformers: Dark of the Moon

 

Filmi më i mirë i shkurtër i animuar

Dimanche/Sunday
The Fantastic Flying Books of Mr. Morris Lessmore
La Luna
A Morning Stroll
Wild Life

 

Filmi i shkurtër më i mirë (Aksion i drejtpërdrejt)

Pentecost
Raju
The Shore
Time Freak
Tuba Atlantic

 

Mund të ju interesoj edhe...