Padyshim Iron Man dhe për një margjinë të pabesueshme.
Robert Downey Jr. ishte aktori më i paguar i ansamblit të filmit ‘Avengers’. Njeriu i hekurt kishte marrë 50 milionë dollarë përfshirë bonuset dhe profitet e filmit, e kjo shifër mund të rritet derisa filmi po vazhdon të inkasoj me miliona dollarë shtesë vazhdimisht.
Sipas burimeve të Yahoo-s, Chris Hemsworth (Thor), Jeremy Renner (Hawkeye), Chris Evans (Captain America) dhe Mark Ruffalo (The Hulk) do të përfitojnë ndërmjet 2-3 milionë dollarëve. Samuel L. Jackson (Nick Fury) dhe Scarlett Johansson (Black Widow) paguhen ndërmjet 4 dhe 6 milionë dollarë.
Arsye për këtë dallim kaq të madh ishte marrëveshja kontraktuale ndërmjet Robert Downey Jr. dhe Marvel pas suksesit të vazhdimit të parë të ‘Iron Man’ sipas të cilës marrëveshje Downey Jr. do të marr një përqindje të konsiderueshme të të hyrave varësisht prej suksesit të filmit. /Telekomanda/

