Argo dominon Globet e Arta

golden-globes-ben-affleckArgo, Homeland, Game Change, Girls dhe Les Misérables kanë dominuar shpërblimet e 70ta Golden Globes duke fituar kategoritë kryesore.

Në ceremoninë e organizuar mbrëmë në Los Angeles nga HFPA, dhe të moderuar nga Amy Poehler dhe Tina Fey, filmi Argo mori shpërblimet kryesore në kategorinë e filmit. Argo u shpall filmi më i mirë i vitit, derisa regjisori i këtij filmi, Ben Affleck mposhti konkurrencën për regjisorinë më të mirë. Në kategorinë e filmit, Les Misérables u zgjodh filmi më i mirë i zhanrit komedi/muzikal me aktorin Hugh Jackman dhe aktoren Anne Hathaway të cilët fituan në kategoritë e tyre përkatëse.

homeland-clare-danes-damian-lewis-morena-baccarin

Tek serialet, drama Homeland mblodhi të gjitha çmimet në kategorinë e dramave, derisa Girls dhe Lena Dunham morën shpërblimet kryesore në serialet komedi. Game Change dominoi në kategorinë e miniserialit dhe filmit për televizion. Quentin Tarantino fitoi shpërblimin për skenarin e filmin e Django Unchained, ndërsa Daniel Day-Lewis dhe Jessica Chastain morën shpërblimet në filmat e zhanrit dramë.

 

Seriali televiziv më i mirë – Dramë: Homeland
Aktorja më e mirë në serial televiziv – Dramë: Claire Danes, Homeland
Aktori më i mirë në serial televiziv – Dramë: Damian Lewis, Homeland
Seriali më i mirë – Komedi apo Muzikal: Girls
Aktorja më e mirë në serial televiziv – Komedi ose Muzikal: Lena Dunham, Girls
Aktori më i mirë në serial televiziv – Komedi ose Muzikal: Don Cheadle, House of Lies

Miniseriali apo filmi më i mirë për television: Game Change
Aktorja më e mirë në rol dytësor në serial, miniserial apo film për television: Julianne Moore, Game Change
Aktori më i mirë në në serial, miniserial apo film për television: Kevin Costner, Hatfields & McCoys
Aktorja më e mirë në rol dytësor në serial, miniserial apo film për television: Maggie Smith, Downton Abbey
Aktori më i mirë në rol dytësor në serial, miniserial apo film për television: Ed Harris, Game Change

Filmi më i mirë (Dramë): Argo
Filmi më i mirë (Komedi apo Muzikal): Les Miserables
Aktori më mirë (Dramë): Daniel Day-Lewis (Lincoln)
Aktori më i mirë (Komedi apo Muzikal): Hugh Jackman (Les Miserables)
Aktorja më e mirë (Dramë): Jessica Chastain (Zero Dark Thirty)
Aktorja më e mirë (Komedi apo Muzikal): Jennifer Lawrence (Silver Linings Playbook)
Regjisori më i mire: Ben Affleck (Argo)
Aktori më i mirë në rol dytësor: Christoph Waltz (Django Unchained)
Aktorja më e mirë në rol dytësor: Anne Hathaway (Les Miserables)
Filmi i huaj më i mire: Amour
Skenari më i mire: Quentin Tarantino (Django Unchained)
Muzika më e mire: Life of Pi
Kënga origjinale më e mire: Adele – ‘Skyfall’ (Skyfall)
Filmi i animuar më i mirë: Brave

Mund të ju interesoj edhe...