Anulohen Alcatraz dhe The Finder, rikthehet Touch

Fox ka vendosur të mos kthej për sezonin e dytë dramat Alcatraz dhe The Finder. Trileri i JJ Abrams dhe spinoff i Bones të lançuar në mesin e sezonit përkundër një starti të suksesshëm nuk arritën të sigurojnë shikueshmëri të mjaftueshme për tu rikthyer në vjeshtë. Më herët Fox kishte anuluar dy komeditë Breaking In dhe I Hate My Teenage Daughter.

Në anën tjetër Fox ka rinovuar me serialin Touch me Kiefer Sutherland (24) për sezonin e dytë. Ky serial vazhdon të transmetohet në kanalin kabllor Fox Life. /Telekomanda/

Mund të ju interesoj edhe...