Al Jazeera Sport merr të drejtat për Premier League

premier-league-cameraRrjeti televiziv arab, Al Jazeera Sport ka siguruar të drejtat televizive për transmetimin e Premier Ligës angleze në futboll.

Al Jazeera Sport ka siguruar të drejtat televizive për tri sezonet e ardhshme duke nis nga kjo vjeshtë, 2013/2014, 2014/2015, dhe 2015/2016, për 23 vende arabe të Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme. Kanali ka të drejtë të transmetoj deri 380 ndeshje në sezon.

Të drejtat vlejnë për Algjeri, Egjipt, Bahrejn, Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Çad, Xhibuti, Iran, Irak, Jordani, Kuvajt, Liban, Libi, Mauritani, Marok, Oman, Palestinë, Katar, Somali, Sudan, Siri, Tunizi dhe Jemen.

Për këto të drejta Al Jazeera thuhet se ka paguar 300 milionë dollarë. /Telekomanda/

Mund të ju interesoj edhe...