ABCFamily “mbyt” Chloen, rinovon Make It Or Break It

The Nine Lives of Chloe King

Kanali kabllor amerikan i kompanisë Disney, ABC Family ka rinovuar me disa seriale duke anuluar disa të tjera. Seriali “The Nine Lives of Chloe King” (Nëntë jetët e Chloe King) s’do të jetoj edhe për një sezon. Seriali i bazuar në një seri librash me të njëjtin emër ka të bëj me një vajzë që mëson se është pasardhëse e një fisi të Egjiptit të Vjetër dhe ka fuqi si të maceve. Seriali debutoi me 2.17 milionë shikues në qershor të këtij viti dhe s’do të rikthehet me episode të reja verën e ardhshme. Ngjashëm do të ndodh edhe me komedinë State of Georgia me yllin e njohur të Disney Raven-Symone. Seriali debutoi këtë vit dhe nuk kishte ndonjë shikueshmëri të favorshme për tu kthyer me sezonin e dytë.

Në anën tjetër për sezonin e dytë do të rikthehen do të kthehen serialet Make It Or Break It në prag të Lojërave Olimpike. Seriali bazohet në një grup gjimnastësh që përgatiten për pjesëmarrje në LO. Seriali përfundoi sezonin e dytë në maj dhe do të rikthehet në fillim të vitit për sezonin e tretë. Për sezonin e dytë do të rikthehet edhe Switched At Birth që është rinovuar në muajin gusht. Seriali shtjellon historinë e dy vajzave të cilat gabimisht janë ndërruar në lindje dhe pas shumë viteve provojnë të adaptohen në familjet e tyre të vërteta. Edhe The Lying Game që tashmë është në gjysmë të sezonit të parë prej 10 episodave do të rikthehet vitin e ardhshëm për sezonin e dytë.

Mund të ju interesoj edhe...