A1 rinis transmetimin

Ish-kanali kombëtar maqedonas, A1 ka rifilluar transmetimin e programit. Pas marrjes së licencës për transmetim tokësor nga autoriteti rregullativ maqedonas për media, ky kanal ishte mbyllur nën akuzën për keqpërdorim fondesh dhe shpëlarje parash.

Kanali ka filluar transmetimin e përmbajtjeve të para me anë të internetit dhe tani quhet A1 On. Nga kanali u kanë bërë thirrje ish-punëtorëve të rikthehen në punë, derisa pritet të transmetoj edhe përmes kanalit televiziv, A2. /Telekomanda/

Mund të ju interesoj edhe...