2XL nuk mbyllet

Së fundmi kanë qarkulluar disa thashetheme nëpër media të ndryshme shqiptare që Aprtamenti 2XL, emisioni më i mirë në kanalet shqiptare sezonin e kaluar, do të mbyllet pas mosmarrëveshjeve me krerët e kanalit. Për të vërtetuar këto thashetheme, unë kontaktova me njërin nga ideatorët e 2XL, Julian Dedan. Në lidhje me këto shkrime për mbylljen e 2XL, z.Deda deklaroi që ato mund të kenë devijuar nga intervista zyrtare. Sipas tij 2XL nuk do të mbyllet, por do të pushoj për një kohë të caktuar, përderisa kasti do të rikthehet me një format tjetër më ndryshe, para se të rikthejnë Apartamentin 2XL. Pra, 2XL nuk do të mbyllet, por do të zëvendësohet me diçka të re para se të rikthehet përsëri.

Mund të ju interesoj edhe...