28 milionë e përcjellin Charlie Haper

27.8 milionë shikues janë vendosur para ekraneve televizive që të përcjellin karakterin që dominoi komedinë në 8 vitet e fundit në kanalet amerike, Charlier Harper. Karakteri i portretizuar nga Charlie Sheen u përcjell në mënyrën më “poshtëruese” të mundur, e dashura e kishte hedhur para trenit dhe nuk kishte mbetur asgjë pos hirit i cili në fund u nevojit të mblidhej me thithëse elektrike. Charlie Sheen ishte dëbuar nga seriali pas problemeve me alkool dhe drogë dhe përleshjes me kreatorin e serialit, Chuck Lorre. Episodi i parë shënonte edhe rikthimin e suksesshëm të Ashton Kutcher në televizion, i cili në Two and a Half Men do të portretizoj bilioneri Warren Schmidt, i cili në episodin e parë shumicën e kohës e kaloi i zhveshur.

Episodi i parë i sezonit të nëntë pati rejting prej10.3 dhe shpërndarje prej 24 në demografinë kryesore 18-49 vjeç. Praktikisht çereku i amerikanëve që ishte para televizorit shikuan Two and a Half Men, që ishte episodi më i shikuar në histori të serialit dhe gjithashtu programi më i shikuar që nga shpërndarja e çmimeve Oskar me 27 shkurt. Numrat e parë sugjerojnë që Two and a Half Men do të mbijetoj shkëlqyeshëm edhe pa Charlie Sheen, derisa paraqitja e parë e Ashton Kutcher ka pranuar kritika pozitive nga pjesa dërmuese e kritikëve televiziv.

Mund të ju interesoj edhe...