26 milionë për dasmën mbretërore

Sipas shifrave të para 26.1 milionë britanikë apo 92.4% e atyre që kanë shikuar TV kanë zgjedhur të shohin njërin nga kanalet që transmetonin dasmën mbretërore ndërmjet princit William dhe Kate Middleton. Audienca më e lartë ishte në ora 12:10 sipas kohës lokale kur 19.27 milionë (68.1%) ishin kyçur në BBC One, 5.54m (19.6%) në ITV1, 700 mijë (2.5%) në Sky News, dhe 521 mijë (1.8%) në BBC News. Megjithatë pati edhe prej tyre që vendosën të shohin edhe kanale tjera që transmetonin këtë ngjarje. 71 mijë (0.3%) shikuan Sky Living, 22 mijë (0.1%) Fox News, dhe vetëm 2 mijë veta (0.0%) në E!.

Dasma ngriti edhe audiencën e lajmeve qendrore në ora 18 të BBC që pati 5.8 milionë shikues (30.8%), pastaj emisioni special One Show arriti në 4.8 milionë, ndërsa përmbledhjen e dasmës e shikuan 4.86 milionë shikues duke filluar nga ora 20:30 në mbrëmje. BBC pati shikueshmëri të madhe edhe në lajmet e orës dhjetë të cilat u përcjellën nga 5.68 milionë shikues apo 26.4% e audiencës së përgjithshme.

Sidoqoftë mesatarja e transmetimit të drejtpërdrejtë të dasmës në BBC One nga ora 8 deri në ora 13:45 sipas kohës lokale ishte me një mesatare prej 13.4milionë shikuesve apo 62.8%.

BBC One fitoi edhe në audiencën e tërë ditës me 40%, para ITV1 që pati 19.4% audiencë gjtë ditës së premte.

Megjithatë dasma e Williamit dhe Kate edhe pse pati një mesatare prej gati 27 milionë shikuesve nuk arriti të kaloj dasmën paraprake të Charles dhe Diana që para 30 viteve kishte mbledhur para ekraneve afër 28.4 milionë shikues. Gjithashtu ceremonia e të premtes renditet edhe pas funeralit të princeshës Diana me 1997.

Televizionet amerikane, ABC, CBS, NBC, CNN, E!, FOX News, MSNBC, TLC, BBC America, Telemundo dhe Univision, transmetuan dasmën nga ora 6 deri në ora 7:15 sipas kohës lindore amerikane (New York etj), së bashku mblodhën 22.7 milionë shikues, shifër kjo shumë më e lartë se dasma e Charles dhe Dianas që kishin patur vetëm 17 milionë shiues në SHBA.

Gjithashtu shifrat e shikuesve që përcollën dasmën në internet arriti deri në 1.6 milionë shikues, ndërsa qindra mijëra ishin mbledhur para dyerve të Westminster Abbey për të shikuar ceremoninë drejtpërdrejt.

Mund të ju interesoj edhe...