25 sezone për The Simpsons

Pas negociatave të tensionuara Fox ka njoftuar që ka arritur marrëveshje me kastin e aktorëve të The Simpsons edhe për 2 sezone shtesë. Kështu The Simpsons do të bëhet seriali i skriptuar më i gjatë në televizion duke kaluar 500 episode që nga viti 1989. Detajet e marrëveshjes së re nuk janë bërë publike, por, mendohet që kasti ka pranuar zbritje pagash deri 30% duke u ulur në 300 mijë dollarë për episod. Në shtator ka filluar sezoni i 23të i The Simpson derisa episodi i ardhshëm do të shfaqet me 30 tetor me episodin vijues të serisë së episodeve për Halloween që njihet si Thre Treehouse of Horrors.

Mund të ju interesoj edhe...