Në KTV, në ora 20:00, shfaqet filmi Indiana Jones. Në ora 22:00, në program është episodi i 24 i serialit One Tree Hil.
Në RTK, pas debatit të drejtpërdrejtë në ora 21:15, shfaqet Oxygen me Besim Dinën. Në ora 23:15, në program është një film artistik i huaj.
RTV21, pas episodeve të reja të 100 Vitrinat dhe Gymysh, në ora 21:15, transmeton emisionin për ekonomi, Standardi ynë.
Në Top Channel në ora 21:00, shfaqet koncerti “Një mbrëmje romane” me Kastriot Tushën. Filmi “Një letër për ty” është në program pas përfundimit të lajmeve, në ora 23:05.
Në Klan TV, në ora 20:10, shfaqet episodi 6 i serialit Seks, dashuri dhe sekrete. Më pas në ora 21:00, fillon maratona e serialit Seksi dhe qyteti, me ritransmetimin e katër episodeve të kësaj jave të shkuar. Në ora 23:35, shfaqet episodi i ri, i 45-ti me radhë.
Në Vizion Plus pas telenovelës “Një grua e hekurt”, në ora 20:45, shfaqet filmi “Katër këngët e fundit”.
Sot fillojnë kualifikimet për kampionatin evropian në futboll. Shqipëria ndeshjen e parë e luan si mysafire e Rumanisë. Ndeshja fillon në ora 20:00, dhe transmetohet në SuperSport.
Nga ndeshjet tjera që mund ti ndiqni veçojmë:
Armenia – Irlanda (17:00, Armenia 1TV), Kazakistani – Turqia (18:00, TRT1, JSC+4), Mali i Zi – Uellsi (19:30, S4C), Suedia – Hungaria (20:00, JSC+9), Letonia – Kroacia (20:00, HRT2), Sllovakia – Maqedonia (20:30, MTV1), Estonia – Italia (20:30, RAI Uno), Belgjika – Gjermania (20:45, ARD, TV8), Sllovenia – Irlanda Veriore (20:45, SloveniaTV2), Anglia – Bullgaria (21:00, ITV1, NTV Spor, Tring Sport), Franca – Bjellorusia (21:00, TF1, SuperSport 4), Portugalia – Qipro (21:45, RTP Int).
Në kuadër të grend slem turneut US Open, sonte në terren do të jenë Endi Marrej kundër Dastin Broun, Nadal kundër Istomin. Tek femrat ndeshjet më interesante pritet të jenë Venus Uilliams – Mendi Minella, Hantuçova – Dementieva, Razano – Ivanovic, Stosur – Errani, dheh Kvitova – Klajsters. Ndeshjet transmetohen në EuroSport, dhe EuroSport2 duke filluar nga ora 17:00.
