KTV, transmeton dy ndeshjet e para çerekfinale të kampionatit botëror në basketboll. Në ora 17:00, ndeshet kampioni Spanja me Serbinë. Ndeshja e dytë zhvillohet në ora 20:00, ku ndeshen vendasit Turqia dhe Sllovenia.
RTK në ora 20:10, shfaq manifestimin për Aziz Salihun. Zëri ynë është në program në ora 21:35, para Pro et Contra (22:05), dhe Gruaja Sot (22:30).
RTV21, shfaq episodet e reja të 100 Vitrinat dhe Gymysh. Në ora 21:20, shfaqet pjesa e dytë e dokumentarit Me shqiptarët e Turqisë.
Në Top Channel, pas Fiks Fare (20:15), në ora 20:55, shfaqet seriali Kujdesu për mua.
Në Klan TV, në ora 20:10, shfaqet Kutia. Episodi i 12 i serialit Skuadra e re, shfaqet në ora 21:05. Opinion është në program në ora 22:30.
Në EuroSport dhe EuroSport2 vazhdojnë të transmetohen ndeshjet e grend slem turneut US Open. Sonte në program janë ndeshjet e para çerekfinale. Në ora 19:00, ndeshen Kanepi-Zvonareva, dhe Monfij-Gjokoviç. Nga ora 01:00 pas mesnate në program janë ndeshjet e dyta çerekfinale, Vozniaçki-Çibulkova, dhe Soderling-Federer.
