Sonte fillon sezoni i ri i Kafeneja jonë në RTK. Si zakonisht seriali transmetohet në ora 20:20. Pas serialit në ora 21:00, transmetohet intervista me liderin e LDD-së, z.Nexhat Daci. Në ora 23:15, në program është emisioni Pa Skenar.
KTV sonte transmeton dy ndeshje tjera të rrethit të dytë nga kampionati botëror në basketboll. Sonte ndeshen SHBA me Angolën në ora 17:00, dhe Rusia me Zelandën e Re në ora 20:00.
Në RTV21, në ora 20:00, transmetohet kabare shou, Varietet Prishtina.
Në Vizion Plus pas telenovelës Një grua e hekurt mund të shihni filmin Flokët e parë të dëborës, që fillon në ora 20:50.
Në Top Channel, në ora 20:35, shfaqet filmi Moulin Rouge, ndërsa emisionin Proçesi Sportiv, është në program në ora 23:15.
Në Klan TV rifillon sezoni i ri i game-show, Kutia, në terminin e zakonshëm, 20:10. Në ora 21:05, shfaqet episodi i 28 i serialit House MD.
Në kuadër të ndeshjeve të rrethit të katërt në grend slem turneun, US Open, sonte në konkurrencën e meshkujve ndeshen Gaske-Monfij, Fish-Gjokoviç, Soderling-Montanes dhe Melxer-Federer. Tek femrat në program janë këto ndeshje: Vozniaçki–Sharapova, Petkoviç-Zvonareva, Kanepi-Vikmajer, dhe Kuznetsova-Çibulkova. Ndeshjet fillojnë në ora 17:00, dhe transmetohen në kanalet EuroSport dhe EuroSport2.
