Telekomanda
  • Home
  • Seriale
    • Lale Devri
    • Ezel
  • Filma
  • Për ne
  • TV Guida
  • Kontakti
You are here : Telekomanda » TV Kolumna Ditore » Sot në TV – E shtunë, 28 gusht 2010

Sot në TV – E shtunë, 28 gusht 2010

Posted By Luan Morina On 28 Aug 2010. Under TV Kolumna Ditore    

Nga sot në KTV mund të ndiqni transmetimet e drejtpërdrejta nga Kampionati Botëror në basketboll Turqia 2010. Në ditën e parë të kampionatit, KTV transmeton dy ndeshje. Në ora 18:00, transmetohet ndeshja SHBA-Kroacia, ndërsa në ora 20:00, ndeshja Franca – Spanja.

Në ora 22:00, në program është filmi Superman Returns.

Në RTK, në ora 20:25, transmetohet Koktej Vere, ndërsa më pas në ora 22:00, drejtpërdrejt transmetohet debat për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Në RTV21, në ora 20:05, shfaqen episodet vijuese të serialit Our Land. Në ora 22:40, në program është filmi Choises of the Heart.

Në Top Channel, në ora 20:45, në reprizën e Top Show, tema e sontme është Muzika Shqiptare. Më pas në ora 23:15, shfaqet filmi Eyes Wide Shut me Tom Cruise, dhe Nicole Kidman në rolet kryesore.

Në TV Klan në ora 20:45, shfaqet Maratona e Këngës Popullore. Ndërsa në Vizion Plus ritransmetohet shou Dancing with the Stars.

Sport në TV

Të drejtat e Kampionatit Botërorë në basketboll për Kosovë i ka KTV. Me anë të antenave satelitore shumë ndeshje tjera mund të ndiqni edhe në këto kanale tjera: SuperSport (Shqipëri), NTV dhe NTV Spor (Turqi), Sport+ (Francë), ET1 dhe NET (Greqi), La Sexta (Spanjë), RAI Sport (Itali), Slovenia TV2 (Slloveni), RTS (Serbi), HRT (Kroaci), Sport 1 (Gjermani), Al Jazeera Sports (Lindje e afërt) etj.

Në Top Channel në ora 14:00, mund të ndiqni garat kualifikuese në Formula 1 për shpërblimin e madh të Belgjikës në shtegun e Spa-së. Kualifikimet transmetohen edhe në RTL, TRT, RAI etj.

Sonte fillojnë edhe dy kampionatet e fundit nga më të fortat në Evropë, ai italian dhe spanjoll. Kampionatin spanjoll këtë vit eksluzivisht për Kosovë do ta transmetoj Kohavision, ndërsa atë italian SuperSport Kosova. Në Shqipëri të dy kampionatet transmetohen në SuperSport.

Nga ndeshjet më interesante veçojmë Udinese – Gjenova (18:00, SS1), Mançester – Uest Hem (18:30, SS1K, Tring Sport), Malaga – Valencia (20:00, SS1, NTV Spor), Roma – Çezena (20:45, SS1).

VN:F [1.9.13_1145]
please wait...
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.13_1145]
Rating: 0 (from 0 votes)
  • Shpërndaje:
  • Share
« King Kong (2005)
Supermen rikthehet (2006) »
  • Related Articles From This Category
    TV Kolumna Ditore – E mërkurë, 08 shkurt 2012

    TV Kolumna Ditore – E mërkurë, 08 shkurt 2012

    Published On 08 Feb 2012  

    Të martën e fundit para rikthimit të Champions League vendosa të shikoj atë çfarë shikojnë ...

    TV Kolumna Ditore – E martë, 07 shkurt 2012

    TV Kolumna Ditore – E martë, 07 shkurt 2012

    Published On 07 Feb 2012  

    Duhet të pranoj që mbrëmë ishte episodi më i mirë i Kafeneja Jonë këtë vit. ...

    TV Kolumna Ditore – E hënë, 06 shkurt 2012

    TV Kolumna Ditore – E hënë, 06 shkurt 2012

    Published On 06 Feb 2012  

    Në RTK vazhdon Kafeneja Jonë, Milioneri dhe Subvencion. RTV21 shfaq film artistik, derisa në KTV ...

    TV Kolumna Ditore – E premte, 03 shkurt 2012

    TV Kolumna Ditore – E premte, 03 shkurt 2012

    Published On 03 Feb 2012  

    KTV transmeton tri ndeshje futbolli. Pos përsëritjes së filmit 16 Blocks për s’di të satën ...

    TV Kolumna Ditore – E mërkurë, 01 shkurt 2012

    TV Kolumna Ditore – E mërkurë, 01 shkurt 2012

    Published On 01 Feb 2012  

    Nuk kishte shumëçka interesante mbrëmë në televizion. 100 milionë me Eno Popin në vend të ...

  • Hot Topics
    • Kujtesa - Lista e kanaleve
      58 comments received
    • Në KTV nisi Lale Devri
      42 comments received
    • Gymysh - serial i ri në RTV21
      10 comments received
    • Copa America në RTK
      8 comments received
    • Të lumtë KTV
      7 comments received
  • Twitter
    Follow telekomanda On Twitter
    Check Out What I'm Doing Below:
  • Facebook
  • Faqe partnere
    • ACMilan-Shqip
    • Shqipmedia
  • Billboard No.1 – Adele – Set Fire To The Rain
  • Kategoritë
  • Advertisements
WoodPress Designed By Website Hosting
Thanks To Video Games | Game Music Soundtracks | Top and best web hosts
loading Cancel
Post was not sent - check your email addresses!
Email check failed, please try again
Sorry, your blog cannot share posts by email.