Në RTK, në ora 20:45, transmetohet ndeshja e Super Kupës të Evropës në futboll. Ndeshen Interi i Milanit dhe Atletiko e Madridit. Ndeshja transmetohet edhe në Klan TV, dhe kanalin SuperSport 1.
RTV 21, pas episodeve vijuese të 100 Vitrina dhe Gymysh, transmeton emisionin për ekonomi Standardi ynë.
Në KTV, në ciklin Filmat e 100 Vjeqarit, sonte në ora 20:00, shfaqet filmi King Kong, me aktoren Naomi Watts në rolin kryesor.
Në Top Channel sonte shfaqet filmi Oliver Tuist në regji të Roman Polanski dhe me Barney Clark në rolin e karakterit nga tregimi i famshëm i Charles Dickensit. Në ora 23:30, në program është emisioni Deja Vu me Mustafa Nanon.
