Në KTV, sonte tranmsetohen episodet e reja të tri serialeve, Kapri (20:00), Joshja magjike (21:00), dhe One Tree Hill (22:00).
Në RTV21, pas episodeve të reja të 100 Vitrina dhe Gymysh, në ora 21:15, transmetohet emisioni debatues, Zoom.
RTK, në program në ora 20:20, si çdo të enjte ka emisionin debatues, Jeta në Kosovë. Në kuadër të emisionit të sotëm mund të ndiqni intervistën me ministrin e punëve të jashtme, Skënder Hyseni, dhe debati “Sa kushton një dasëm?”. Në ora 23:15, transmetohet emisioni Dhoma pa kthim. Mysafirë është Ramiz Kelmendi.
Në Klan TV, në ora 20:10, shfaqet episodi i shtatë i South Beach. Në ora 21:00, si çdo të enjte, në program është emisioni Opinion me Blendi Fevziun.
Në Top Channel, në ora 20:45, shfaqet filmi Televizori (The TV Set) prodhim i vitit 2006 në regji të Jake Kasdan, me David Duchovny, Sigourney Weaver dhe Ioan Gruffud në rolet kryesore.
Në Vizion Plus, në të njëjtën kohë fillon filmi Katër këngët e fundit (Four Last Songs) në regji të Francesca Joseph. Në rolet kryesore luajnë Stanley Tucci, Rhys Iffans, Jena Malone. Filmi i zhanrit komedi, dramë dhe muzikë, është realizuar në vitin 2007.
Në RTK, EuroSport, RAI Due, SuperSport 1 dhe në disa kanale tjera satelitore në ora 18:00, mund të ndiqni shortin për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionve në futboll. Në këtë ngjarje do të bëhet edhe ndarja e shpërblimeve për më të suksesshmit e sezonit të kaluar në Ligën e Kampionve.
Gjithashtu sot zhvillohen ndeshjet e Ligës së Evropës në futboll. Në SuperSport mund të ndiqni:
Trabzonspor – Liverpul (19:30, SS1, JSC+3), Fenerbahçe – PAOK (20:45, SS2, JSC+10), Juventus – Sturm (20:45, SS3, JSC+4)
Ndërsa në kanalet tjera satelitore dhe kabllore veçojmë këto ndeshje: Unirea – Hajduk (19:30, HRT2); Makabi Tel Aviv – PSZH (20:00, Direct 8); Shtutgart – Slovan (20:00, Sport1); TNS – CSKA Sofia (20:35, S4C); Maribor – Palermo (20:45, Slovenia TV2); Aston Villa – Rapid Vienë (20:45, JSC+6); Elfsborg – Napoli (20:45, JSC+1); Lil – Vaslui (20:45, JSC+2); Karpati-Galatasaraj (20:45, ICTV Ukrainë, Futbol Smart); Mançester Siti – Timisoara (20:45. EuroSport Gjermani); Dinamo Zagreb – Gior (21:15, HRT2).
