Titulli origjinal: The Departed (2006)
IMDB Rejtingu: 8.5
Zhanri: Krim, Mister, Triller
Regjia: Martin Scorsese
Skenari: William Monahan, Alan Mak, Felix Chong
Aktrojnë: Leonardo DiCaprio, Matt Damon, Jack Nicholson, Mark Wahlberg, Martin Sheen
Në Bostonin Jugor, policia lokale është duke luftuar krimin e organizuar irlandezo-amerikan. Polici, Billi Kostigan, është nën maskim në kërkim të kriminemli Frenk Kostello. Ai do të bëj një jetë me identitet të dyfishtë duke u munduar të futet sa më thellë në klanin e mafias, duke mbledhur fakte për forcat e rendit. Në anën tjetër Kollin Sallivan, është një kriminel i cili nën maskim është infiltruar në forcat e rendit duke arritur të futet në njësinë e hetimeve. Të dy këta hutohen nga jeta e dyfishtë dhe vazhdojnë të mbledhin të dhëna deri sa kuptojnë se në gjithë këtë ekziston një problem. Ata duhet të zgjedhin sa më shpejt rastet e tyre para se të zbulohen nga kundërshtarët nga të cilët u rrezikohet jeta.
Shpërblime: Ka fituar 4 Oskar. 49 shpërblime dhe 53 nominime tjera.
E shtunë, 21 gusht 2010, ora 22:00, në KTV
Traileri
