Telekomanda
  • Home
  • Seriale
    • Lale Devri
    • Ezel
  • Filma
  • Për ne
  • TV Guida
  • Kontakti
You are here : Telekomanda » Recensime Albumesh » Eminem – “Recovery”

Eminem – “Recovery”

Posted By Luan Morina On 22 Aug 2010. Under Recensime Albumesh    

Recovery (shërimi, marrja e vetes). Është titulli i albumit të fundit të Eminem. Këngëtari që u konsiderua i mbaruar pas disa viteve pauze dhe një përpjekje të dështuar për rikthim. E po, tani mbreti është kthyer. Ai vërtetë e ka marrë veten. Mbi 2 milionë albume të shitura vetëm në SHBA deri tani, një verë e tërë në krye të listave, si për këngët e dëgjuara, si për numrin e albumeve të shitura e vërtetojnë këtë.

Dhe tani ai po mendon të tërhiqet nga muzika. Pse jo?! Ai edhe një herë dëshmoi se kush është mbreti i repit, dhe të gjithëve ua bëri me dije se pa marrë parasysh sa mundohen, sa lodhen, sa e ofendojnë, Eminem gjithmonë do të jetë i pari. Është e kot të mundohen të tjerët. Fatkeqësisht klonimi në njerëz nuk është aplikuar akoma.

Ajo çfarë e veçon këtë album janë bashkëpunimet mjaft të suksesshme që ka realizuar me artistë të mëdhenj. Më i suksesshmi duket të jetë ai me Rihanna dhe kënga Love the Way You Lie. Akoma pa dal në treg si singëll dhe pa videoklip kënga kishte filluar të kryesojë top listat e këngëve në mbarë botën. Është një bashkëpunim i përkyer, me një refren të butë nga Rihanna, dhe si gjithmonë një recitim të furishëm nga Eminem. E kur ta shihni videospotin, do ta vlerësoni edhe më shumë këtë këngë. Është padyshim kënga më e mirë e vitit.

Një bashkëpunim tjetër është ai me Pink në këngën Won’t Back Down. Këtu Pink sjell atë shijen e rokut duke e gërshetuar me hip-hopin e Eminem. Një këngë që më shumë i ngjason rokut se hip hopit.

Edhe një bashkëpunim shumë i suksesshëm është ai me Lil’ Wayne. Njëra ndër tekstet më të gjata që ka pasur Eminem në këtë album. Një tekst dedikuar krejt kundërshtarëve duke filluar nga Kanye West, një tekst ku Eminem thjesht shfryhet për të gjitha. Një mjeshtëri e përsosur.

Bashkëpunim tjetër është edhe ai me artistin më pak të njohur, Kobe, në këngën Talkin’ 2 Myself.

Going Through Changes është këngë dedikuar jetës së tij gjatë varësisë së tij nga narkotikët. Kjo tregon ato kohë të errëta nëpër të cilat Eminem ka kaluar këto vite të fundit.

Një këngë vërtetë e bukur është edhe kënga 25 to Life. Është një këngë me një tekst pak prekës. Këtu Eminem i flet hip-hopit, duke e fajësuar për jetën e tij që ka, për sakrificat që ka bërë, për gjithë ato që ia ka dhënë hip-hopit, për të gjitha që të gjithë ne e kemi dashur këto dekada të punës  së tij.

Për një njeri që ka qenë në rehabilitim nga substancat narkotike viteve të fundit, të rikthehet me një vepër të përsosur si Recovery, është një supersukses. Kjo dëshmon se muzika është më e mirë se qendrat rehabilituese, se muzika mund të shëroj shpirtra.

Kjo dëshmon një gjë më të madhe. Dëshmon se Eminem është i papërsëritshëm, i paarritshëm, i pazëvëndësueshëm. Dëshmon se një njeri i bardhë sundon botën e hip-hopit.

Thjeshtë është pikëlluese vetëm të mendoj se ky mund të jetë revizioni i fundit i një mbreti si Eminem. Vetëm mendimi për këtë të pikëllon. Unë pres që Eminem të kthehet edhe me albume tjera edhe më të suksesshme.

Luan Morina

VN:F [1.9.13_1145]
please wait...
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.13_1145]
Rating: 0 (from 0 votes)
  • Shpërndaje:
  • Share
« Emmy Awards 2010 – Nominimet (2)
Sot në TV – E diel, 22 gusht 2010 »
  • Related Articles From This Category
    Enrique Iglesias – Euphoria

    Enrique Iglesias – Euphoria

    Published On 30 Jul 2010  

    Euphoria është një album i veçantë  nga Enrique Iglesias. Zakonisht në çdo album të tij ...

  • Hot Topics
    • Kujtesa - Lista e kanaleve
      58 comments received
    • Në KTV nisi Lale Devri
      42 comments received
    • Gymysh - serial i ri në RTV21
      10 comments received
    • Copa America në RTK
      8 comments received
    • Të lumtë KTV
      7 comments received
  • Twitter
    Follow telekomanda On Twitter
    Check Out What I'm Doing Below:
  • Facebook
  • Faqe partnere
    • ACMilan-Shqip
    • Shqipmedia
  • Billboard No.1 – Adele – Set Fire To The Rain
  • Kategoritë
  • Advertisements
WoodPress Designed By Website Hosting
Thanks To Video Games | Game Music Soundtracks | Top and best web hosts
loading Cancel
Post was not sent - check your email addresses!
Email check failed, please try again
Sorry, your blog cannot share posts by email.