Telekomanda
  • Home
  • Seriale
    • Lale Devri
    • Ezel
  • Filma
  • Për ne
  • TV Guida
  • Kontakti
You are here : Telekomanda » US Top 10 » Trefekt për Eminem

Trefekt për Eminem

Posted By Luan Morina On 25 Jul 2010. Under US Top 10  Tags: Eminem  

Pas gjashtë javëve dominimi Katy Perry me këngën e saj California Gurls është larguar nga pozita e parë në listën e këngëve më të dëgjuara amerikane. Atë e mposhti kush tjetër pos duetit më të dëgjuar të kësaj vere Eminem & Rihanna me këngën e tyre Love The Way You Lie.

Në pozitën e tretë vazhdon të qëndrojë kënga Airplanes. Është ky versioni më i ri që pos B.o.B dhe Haley Williams, ka edhe Eminemin. Pra edhe një tjetër sukses i Eminem i cili është ringjallur këtë verë përsëri.

Në Top 10 nuk ka shumë ndryshime tjera të mëdha. Taio Cruz me Dynamite është ngjitur nga pozita 6 në pozitën 4, dhe Mike Posner me Cooler Than Me, nga pozita 7 në pozitën 6.

Edhe në renditjet e albumeve më të shituara, Recovery vazhdon të qëndrojë për javën e katërt në krye të listës së albumeve më të shituara në SHBA. Albumi që vlerësohet të jetë ndër më të suksesshmit në vitet e fundit në botën e muzikës, vazhdon të jetë shumë më i mirë se albumet tjera në Top 10. Pas Eminem, në pozitën e dytë renditet Korn me albumin e tyre Korn III: Remember Who You Are. Top 3 e mbyll albumi i Drake Thank Me Later.

Dhe suksesi i tretë këtë javë, që përmbyllin trefektin e Eminem, është përsëri kënga Love The Way You Lie. Kënga është për të katërtën javë rradhazi kënga më e shkarkuar në SHBA, me një numër prej 352.000 shkarkimesh javën e kaluar.

Si duket suksesi për Eminem nuk ka të ndalur.

Dhjetë këngët më të dëgjuara në SHBA gjatë javës së kaluar:

1. (2) Eminem ft. Rihanna: ‘Love The Way You Lie’

2. (1) Katy Perry: ‘California Gurls’

3. (3) B.o.B ft. Eminem & Haley Williams: ‘Airplanes’

4. (6) Taio Cruz: ‘Dynamite’

5. (4) Usher: ‘OMG’

6. (7) Mike Posner: ‘Cooler Than Me’

7. (5) Travie McCoy ft. Bruno Mars: ‘Billionaire’

8. (8) Enrigue Igelsias ft. Pitbull: ‘I Like It’

9. (9) Drake: ‘Find Your Love’

10. (10) Jason Derulo: ‘Ridin’ Solo’

* në kllapa është pozita që kanë pasur këngët një javë më parë, me (-) janë këngët debutante.

Dhjetë albumet më të shitura në SHBA gjatë javës së kaluar:

1. (1) Eminem: ‘Recovery’

2. (-) Korn: ‘Korn III: Remember Who You Are’

3. (2) Drake: ‘Thank Me Later’

4. (-) newsboys: ‘Born Again’

5. (5) Justin Bieber: ’2.0′

6. (-) Sting: ‘Symphonicities’

7. (-) Jerrod Niemann: ‘Judge Jerrod & The Hung Jury’

8. (-) HellYeah: ‘Stampede’

9. (-) M.I.A.: ‘MAYA’

10. (4) Soundtrack: ‘The Twilight Saga: Eclipse’

* në kllapa është pozita që kanë pasur albumet një javë më parë, me (-) janë albumet debutante.

VN:F [1.9.13_1145]
please wait...
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.13_1145]
Rating: 0 (from 0 votes)
    Artikuj te ngjashem
  • Dominon Beyonce
  • Shpërndaje:
  • Share
« Sot në TV – E diel, 25 korrik 2010
Friends Ep. 8 – Ajo kur nena vdes dy herë »
  • Related Articles From This Category
    Ngritje gjigante e Rihannas

    Ngritje gjigante e Rihannas

    Published On 27 Sep 2010  

    Është hera e dytë që Bruno Mars renditet në krye të këngëve më të dëgjuara ...

    Katy Perry mbizotëron në Billboard

    Katy Perry mbizotëron në Billboard

    Published On 18 Sep 2010  

    Edhe javën e dytë pasi mori primatin në listën e këngëve të dëgjuara në SHBA, ...

    4 javë e para – Rihanna

    4 javë e para – Rihanna

    Published On 09 Apr 2010  

    Rihanna vazhdoj të qëndrojë në pozitën e parë të këngëve më të dëgjuara në SHBA. ...

    Rihanna vazhdon në krye

    Rihanna vazhdon në krye

    Published On 03 Apr 2010  

    Rihanna vazhdon të jetë në pozitën e parë në listën e këngëve më të dëgjuara ...

    Rihanna – Rekord në Billboard

    Rihanna – Rekord në Billboard

    Published On 19 Mar 2010  

    Rihanna është bërë këngëtarja e parë që ka arritur të renditet gjashtë herë me gjashtë ...

  • Hot Topics
    • Kujtesa - Lista e kanaleve
      58 comments received
    • Në KTV nisi Lale Devri
      42 comments received
    • Gymysh - serial i ri në RTV21
      10 comments received
    • Copa America në RTK
      8 comments received
    • Të lumtë KTV
      7 comments received
  • Twitter
    Follow telekomanda On Twitter
    Check Out What I'm Doing Below:
  • Facebook
  • Faqe partnere
    • ACMilan-Shqip
    • Shqipmedia
  • Billboard No.1 – Adele – Set Fire To The Rain
  • Kategoritë
  • Advertisements
WoodPress Designed By Website Hosting
Thanks To Video Games | Game Music Soundtracks | Top and best web hosts
loading Cancel
Post was not sent - check your email addresses!
Email check failed, please try again
Sorry, your blog cannot share posts by email.