Pas Kupës së Botës në futboll, këtë javë rifillojnë garat evropiane dhe kombëtare.
Të martën dhe të mërkurën zhvillohen ndeshjet e rrethit të dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionve. Skuadra kampione e Shqipërisë, Dinamo e Tiranës, ndeshjen e parë e zhvillon në Molldavi, kundër Sherifit të Tiraspolit. Ndeshja zhvillohet të mërkurën duke filluar në ora 19:00. Duhet të transmetohet në SuperSport.
Të enjten zhvillohet edhe ndeshjet e Ligës së Evropës. Është rrethi i dytë i kualifikimeve, ndeshjet e para. Tirana është mysafire e skuadrës holandeze Utrecht, ndërsa Besa e Kavajës e pret Olimpiakosin e Athinës.
Nga kampionatet kombëtare vlen të theksohet se në fundjavë fillon edicioni i ri i kampionatit të Austrisë në futboll. Ndërsa vazhdojnë të zhvillohen kampionati ukrainas, ai rus, si dhe kampionatet e vendeve nordike.
Gjatë javës zhvillohen edhe disa ndeshje përgatitore, ndërsa vlen të theksohet ndeshja Hamburg – Juventus që do të zhvillohet të dielën në ora 19:45, dhe transmetohet në kanalin gjerman Sport 1 (ish-DSF).
Në tenis këtë javë mbahet turneu Swedish Open në Bastad të Suedisë ku do të marrin pjesë tenist si Robin Soderling, Fernando Verdasko, dhe David Ferrer. Fondi i përgjithshëm i turneut është 450 mijë euro ndërsa zhvillohet në terren të hapur prej argjile. Turneu transmetohet në kanalin suedez TVR4 Sport.
Mercedes Cup mbahet gjatë kësaj jave në Shtutgart të Gjermanisë, fondi është 450 mijë euro, dhe gjithashtu luhet në terrene të hapura prej argjile. Marrin pjesë Nikolaj Davidenko, Gel Monfijs, Huan Karlos Ferrero, etj. Turneu transmetohet çdo ditë në kanalin gjerman Sport 1, nga ora 13:00 deri në ora 18:00, ndërsa nga ora 18:00 deri në ora 20:00, në kanalin SWR
Në EuroSport gjatë javës transmetohen etapat nga java e dytë e garës së çiklizmit, Tour de France. E hëna është ditë pushimi, gara rifillon të martën.
Nga e hëna në EuroSport dhe EuroSport, transmetohet Kampionati Botëror për femra deri në moshën 20 vjeçare në futboll. Kampionati mbahet në Gjermani këtë vit.
Në fundjavë në kanalet EuroSport, transmetohen garat automobilistike: Formula2, FIA WTCC, dhe Le Mans.
Në ESPN America edhe këtë javë në qendër të vëmendjes është bejzbolli. Të martën në mëngjes, duke filluar në ora 02:00, transmetohet ndeshje e yjeve të MLB ligës në bejzboll, All-Star Game.
Ndeshjet tjera qëdo të transmetohen gjatë javës janë:
E premte, 01:00, Boston Red Sox – Texas Rangers
E premte, 20:00, Chicago Cubs – Philadelphia Phillies
E shtunë, 02:00, St. Louis Cardinals – LA Dodgers
E shtunë, 22:00, New York Yankees – Tampa Bay Rays













