KTV, pas Flladit Veror, shfaq filmin e mirënjohur Titaniku në regji të James Cameron, dhe me Leonado DiCaprion dhe Kate Winslet në rolet kryesore.
Në RTK, në ora 21:00 shfaqet film artistik. Në RTV21, në ora 20:00, shfaqen episodat vijuese të miniserialit Our Land.
Në Top Channel, në ora 14:00, mund të ndiqni kualifikimet për Shpërblimin e Madh të Hungarisë. Në mbrëmje në ora 20:40, në program është Top Show me Unplugged. Më herët në ora 20:05, transmetohet episodi vijues i serialit Komuna e Parisit.
Në Klan TV, sonte vazhdon të shfaqet Maratona e Këngës Popullore. Sonte në program është nata nga qyteti i Patosit. Në ora 23:35, shfaqet episodi i parë i serialit Lipstick Jungle.
Sport në TV
Në kuadër të kampionatit evropian në atletikë sonte zhvillohen këto finale: kërcim me purtekë për meshkuj (18:00), hedhje e sferës për meshkuj (18:30), kërcim trehapësh (19:10), vrapim 800m për meshkuj (19:35), vrapim 200m për femra (19:50), hedhje e shtizës për meshkuj (20:05), vrapim 400m me pengesa për meshkuj (20:10), vrapim 100m me pengesa për femra (20:25), finalja e shtatëgarëshit për femra, vrapim 800m (20:45), vrapim 5000m për meshkuj (21:20).
Sot në Londër, fillon turneu Emirates Cup ku marrin pjesë katër skuadra: Arsenal, Milan, Seltik, dhe Lion. Ndeshjet mund ti ndiqni në SuperSport 1, NTV Spor (FTA), Al Jazeera Sport+, etj. Në ora 15:00, sot ndeshen Seltik-Lion, ndërsa në ora 17:00, Arsenal – Milan.
Në Gjermani zhvillohet gjysmëfinalja e Kupës së Ligës. Në ora 16:45 në Sat1, transmetohet ndeshja Shalke – Hamburg. Ndërsa në ora 18:35, ndeshja Bajern – Këln.
