You are here: Home // Sot në TV // Sot në TV – E premte, 30 korrik 2010

Sot në TV – E premte, 30 korrik 2010

Në RTK në ora 21:00, transmetohet emisioni argëtues Oxygen me Besim Dinën. Më pas në ora 23:15, në program është filmi Godfather me Marlon Brandon në rolin kryesor.

Në RTV21, pas episodeve të reja të serialeve 100 Vitrinat  dhe Gymysh, në ora 21:15, në program është emisioni për ekonomi Standardi ynë.

KTV, në ora 20:00, shfaqet filmi Lista e Shindleriit në regji të Stiven Spilbergut dhe me aktorë si Liam Neeson, Ben Kingsley, e Ralph Fiennes në rolet kryesore.

Në Top Channel në ora 20:50 mund të shihni film artistik.

Klan TV pas Kutisë, transmeton emisionin Njerëz të humbur që zgjat deri pas mesnate. Ndërsa në Vizion Plus në ora 20:30 shfaqet filmi Flock me Richard Gere, Claire Danes dhe KaDee Strickland në rolet kryesore.

Kampionati evropian në atletikë…

Sonte është nata e katërt e finaleve. Megjithatë finalja e parë do të zhvillohet herët në mëngjes, dhe ajo është 50km ecje për meshkuj që fillon në ora 07:35.

Pasdite garat finale janë: Kërcime me purtekë për femra (18:30), 200m vrapim për meshkuj (19:25), 400m vrapim per femra (19:35). 110m vrapim me pengesa për meshkuj (19:50), hedhje e çekanit për femra (20:20), 3000m vrapim stipëll për femra (20:25), 400m vrapim për meshkuj (21:25), 400m vrapim me pengesa për femra (21:40), 800m vrapim për femra (21:50), dhe 1500m vrapim për meshkuj (22:00). Pra do të jetë dita më e ngarkuar në kampionatin evropian, dhe kuptohet do të transmetohet drejtpërdrejtë në EuroSport.

Digg This
Reddit This
Stumble Now!
Buzz This
Vote on DZone
Share on Facebook
Bookmark this on Delicious
Kick It on DotNetKicks.com
Shout it
Share on LinkedIn
Bookmark this on Technorati
Post on Twitter
Google Buzz (aka. Google Reader)

Tags: , , , , , , , , ,

Leave a Reply

Please leave these two fields as-is:

Protected by Invisible Defender. Showed 403 to 87 bad guys.


Fatal error: Call to undefined function wp_list_addon() in /home/gollat/public_html/telekomanda.com/wp-content/themes/channel/sidebar.php on line 71