Në RTK, në ora 20:20, shfaqet episodi i tretë i serialit vendor Brenda Drejtësisë. Në ora 21:00, shfaqet emisioni Zëri ynë, ndërsa në ora 21:50, Pro et Contra. Në ora 22:25, shfaqet emisioni për gjininë femrore, Gruaja sot.
KTV, shfaq episodin e ri të Kaprit nga ora 20:00. Më pas në ora 21:00, shfaqet episodi i ri i serialit Joshja magjike. Në ora 22:00, shfaqet emisioni për muzikë, Top Koha Music.
Në RTV21, shfaqen episodet e dy serialeve, 100 Vitrinat, dhe Gymysh. Pas tyre në program është Bota e yjeve.
Top Channel edhe sonte shfaq episodet e reja të serialeve Kujdesu për mua 3, dhe Katerina dhe të bijat.
Në Klan pas Kutisë shfaqet episodi 10 i seriialit italian Skuadra e re, dhe Opinion në ora 22:00.
Në Vizion Plus, në ora 20:55, shfaqet përmbledhja Best of… Histori dashurie.
Sport në TV
Në EuroSport nga ora 18:00, transmetohet nata e dytë nga kampionati evropian në atletikë. Sonte do të kemi 5 disiplina finale, hedhja e diskut për femra (18:30), kërcim së gjati për femra (20:00), hedhja e çekanit për meshkuj (20:25), vrapim 10.000 metra për femra (21:05), si dhe gjysmëfinalet (19:50) dhe finalja (21:45) në vrapim 100 metra për meshkujt.
Sonte zhvillohen ndeshjet e para të rrethit të tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionve si dhe disa ndeshje miqësore. Nga ndeshjet zyrtare veçojmë ndeshjet, Sherif Tiraspol – Dinamo Zagreb (19:00) në HRT2, Young Boys – Fenerbahçe (20:15) në NTV Turkiye, Ajax – PAOK (20:45) në Al Jazeera Sport+4, si dhe ndeshja për Super Kupën e Francës, Marsej – PSZH (20:45) në SuperSport 1, M6, Sport Italia, dhe Kanalturk.
* Për të gjetur kanalet satelitore më lehtë, vizitojeni faqen mike të Telekomandas, KingofSat, ku mund të gjeni të gjitha frekuencat e kanaleve satelitore, të gjitha në shqip.
