Në RTK, në ora 20:20, shfaqet episodi i dytë i serialit vendor Brenda Drejtësisë. Në ora 21:00, shfaqet emisioni Zëri ynë, ndërsa në ora 21:50, Pro et Contra. Në ora 22:25, shfaqet emisioni për gjininë femrore, Gruaja sot.
KTV, shfaq episodin e ri të Kaprit nga ora 20:00. Më pas në ora 21:00, shfaqet episodi i ri i serialit Joshja magjike. Në ora 22:00, shfaqet emisioni për muzikë, Top Koha Music.
Në RTV21, shfaqen episodet e dy serialeve, 100 Vitrinat, dhe Gymysh. Pas tyre në program është Bota e yjeve.
Top Channel edhe sonte shfaq episodet e reja të serialeve Kujdesu për mua 3, dhe Katerina dhe të bijat. Në ora 23:10, pas lajmeve reprizohet ndarja e çmimeve evropiane për muzikë, European Music Awards ’09.
Në Klan pas Kutisë shfaqet episodi 9 i seriialit italian Skuadra e re, dhe Opinion në ora 22:00.
Në Vizion Plus, në ora 20:55, shfaqet përmbledhja Best of… Histori dashurie.
Në kabllo…
Në History Channel, në ora 20:55, shfaqet filmi dokumentar Kumbarët (Godfathers), një dokumentar që tregon ngritjen dhe zhvillimin e mafias italiane.
Në Discovery Channel, në ora 21:55, në dokumentarin Ndjekësit e stuhive. Kësaj here Shoni është në hulumtim të tornados më të madh në histori, Vortex 2.













