Në RTK, sonte rifillon të shfaqet seriali vendor, Brenda Drejtësisë. Episodi i parë shfaqet në ora 20:30. Më pas në program është një bllok muzikor, para emisioni Pro et Contra, që fillon në ora 21:55, dhe emisionit për grua, Gruaja Sot, në ora 22:25. Pas Blic, në program është emisioni Kult.
KTV, shfaq episodet e reja të Kapri dhe Lugina e ujqve. Në ora 22:00, shfaqet Top Koha Music.
Edhe RTV21, shfaq episodet e reja të serialeve 100 Vitrinat dhe Gymysh.
Në Klan TV, pas Kutisë shfaqet episodi 6 i serialit Skuadra e re. Pas Opinionit dhe Lajmeve, në program është episodi i 8 i serialit Seksi dhe qyteti.
Në Vizion Plus në ora 21:00, shfaqet përmbledhja Best of Histori Dashurie.
Në Top Channel, vazhdojnë të shfaqen serialet Kujdesu për mu, dhe Katerina dhe të bijat. Në ora 23:10, shfaqet shou Bota e Magjisë.
