Në emisionin Pulsi sonte mysafirë është drejtori i ri i QKUK-së. Emisioni fillon në ora 20:00, në KTV. Më pas në program është emisioni Anima, dhe episodi 2 i serialit Joshja magjike. Në ora 22:00, shfaqet Taxi Show, dhe seriali Men Behaving Badly.
RTV21, shfaqet episodet e reja të 100 vitrinat dhe Gymysh, ndërsa në ora 21:15, në program është emisioni debatues Sy me Sy.
Në RTK, në ora 21:00, shfaqet film artistik, ndërsa më pas, në ora 23:15, në program është emisioni Artet Pamore.
Top Channel sonte shfaq episodet e reja të serialeve Kujdesu për mua 3, dhe Katerina dhe të bijat.
Në Klan pas Kutisë shfaqet episodi vijues i CSI: NY, dhe Opinion në ora 22:00.
Në kabllo…
Në Film Hits premierë shfaqet filmi Hellboy II. Në Tring Super, pjesa e dytë e miniserisë Vala vrasëse, fillon në të njëjtën kohë.
Më herët, në ora 18:00, në Tring Sport, drejtpërdrejtë transmetohet ndeshja kthyese e rrethit të dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionve, Dinamo Tirana – Sherif Tiraspol.
