Në RTK në ora 21:00, shfaqet kuizi Kush do të bëhet milioner? Në ora 22:00, transmetohet emisioni për ekonomi, Subvencion.
Në KTV sonte fillon të shfaqet telenovela e re latine Joshje magjike. Telenovela do të shfaqet nga e hëna deri të premten në ora 21:00. Në ora 20:00, shfaqet episodi vijues i Kaprit ndërsa në ora 22:00, episodi 10 i serialit One Tree Hill.
Në ora 20:00, në RTV21 transmetohet Kabare. Pas lajmeve shfaqet episodi i ri i serialit India.
Në Top Channel, në ora 21:00, transmetohet emisioni Shqip. Pas lajmeve në program është seriali Mikeshat.
Në Klan TV, pas Kutisë shfaqet episodi vijues i serialit House. Në ora 22:00, transmetohet Opinion me Blendi Fevziun.
