RTK sonte transmeton emisionin Jeta në Kosovë, që fillon në ora 20:15. Pas lajmeve Blic, në ora 23:20, në program do të jetë një film artistik.
KTV, në ora 20:00, transmeton Rubikonin. Më pas në ora 21:00, shfaqet episodi vijues i serialit Joshje Magjike. Episod i ri, sonte do të shfaqet edhe nga seriali One Tree Hill, që fillon në ora 22:00.
RTV21, transmeton episodet e serialeve 100 Vitrinat dhe Gymysh. Në ora 21:20, transmetohet emisioni debatues Zoom.
Në Top Channel sonte në kuadër të emisionit Top Story që fillon në ora 21:00, bëhet një analize e ngjarjeve politike në Shqipëri gjatë vitit të kaluar.
Në Klan pas Kutisë transmetohet emisioni qëndror javor i Opinion.
Në kabllo…
Në EuroSport, në ora 11:30, transmetohet etapa e fundit malore e rrethit çiklistik Tour de France, ku pritet një ndeshje e dy favoritëve kryesor, Alberto Kontador, që kryeson në renditjen e përgjithshme, dhe Endi Shlek që është prapa vetëm 8 sekonda.
Sonte zhvillohen ndeshjet e kthimit të rrethit të dytë të kualifikimeve për Ligën e Evropës në futboll. Skuadra e Tiranës pret skuadrën holandeze të Utreht. Ndeshja e parë përfundoi me fitoren e holandezëve me rezultat 4:0. Transmetimi i ndeshjes bëhet në kanalin Tring Sport duke filluar në ora 19:30.
Skuadra e Besës së Kavajës është mysafire e Olimpiakosit të Athinës. Ndeshja parë kishte përfunduar me fitore 4:0 të grekëve në Tiranë. Ndeshja fillon në ora 20:30, dhe transmetohet në kanalin grek, Nova Sports 1.
Nga ndeshjet tjera veçojmë ndeshjen Vikingur – Beshiktash që transmetohet në ATV në ora 20:00, dhe ndeshjen Buduçnost – Baki, që transmetohet në TV Montenegro duke filluar në ora 21:00. Mos të harrojmë se për malaziasit luan futbollisti kosovar Fatos Beqiraj.
