Në RTK, në ora 20:20, fillon Jeta në Kosovë. Në ora 22:20, shfaqet Aktualitet: Mjedisi dhe ambienti. Në ora 23:20, shfaqet filmi One Night at McCool’s.
Në KTV, në ora 20:00, shfaqet Rubikon me Adriatik Kelmendin. Më pas në program është episodi i ri i Luginës së ujqve, ndërsa nga ora 22:00, shfaqet episodi 9 i One Tree Hill.
RTV21 pas episodeve të reja, transmeton emisionin Unë marr fjalën.
Klan TV, në ora 21:00, transmeton Opinion me Blendi Fevziu, ndërsa në të njëjtën në Top Channel, transmetohet Top Story me Sokol Ballën.
Në Vizion Plus, në ora 20:30, shfaqet filmi Liza në botën e çudirave.
Në Nova Sports 1, kanal sportiv grek që transmetohet në HotBird, në platformën greke Nova, me fillim në ora 20:30, transmeton ndeshjen Besa Kavajë – Olimpiakos, që zhvillohet në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Evropës.
