RTV21, sonte shfaq episodin vijues të Cimerave në ora 19:00. Më pas në ora 20:00, në program është emisioni RelaX, ndërsa pas lajmeve, në ora 22:30 transmetohet emisioni sportiv, 2 me 1.
RTK, në ora 20:00, transmeton emisionin Koktej Vere, ku ndër mysafirët e emisionit të sontëm është edhe këngëtarja Genta Ismajli. Më pas në ora 22:00, transmetohet emisioni sportiv AS.
KTV, në ora 20:00, transmeton emisionin Flladi Veror, me rubrikat e tyre tashmë të njohura. Në ora 22:00 transmetohet Sporti Total, ndërsa në ora 23:15, shfaqet filmi Silence of the Lambs.
Në Klan TV, në ora 20:10, shfaqet episodi i ri i serialit Anatomia e Greit. Më pas në program është emisioni Histori me zhurmues, ndërsa pas lajmeve transmetohet emisioni Blue.
Temë e sontme e emisionin Exclusive do të jetë vendimi i GJND-së për Pavarësinë e Kosovës. Edhe titulli i emisionit të sontëm është, Pavarësia e dytë e Kosovës. Pastaj në ora 20:45, transmeohet Dosja TCH 2.
Më herët në ora 14:00, në Top Channel mund të shihni drejtpërdrejtë garën e Formula 1 për Shpërblimin e Madh të Gjermanisë në Hokenhajm.
Sport në TV
Në SuperSport 1 dhe kanalet e lira satelitore Abu Dhabi Sports dhe Sport Italia 2, mund të ndiqni drejtpërdrejtë ndeshjet nga turniri New York Football Challenge. Sonte në ora 19:00, ndeshen Tottenham – Sportling Lisbonë, dhe nga ora 21:00, New York Red Bulls – Manchester City.
Nga ora 14:15, në EuroSport mund të shihni etapën
