Titulli origjinal: Lawrence of Arabia (1962)
IMDB Rejtingu: 8.6
Zhanri: Aventurë, Biografi, Dramë, Luftë
Regjia: David Lean
Skenari: T.E. Lawrence, Robert Bolt
Aktrojnë: Peter O’Toole, Alec Guinnes, Anthony Quinn, Jack Hawkins, Omar Sharif
Një njeri kompleks që është i njohur si hero, sharlatan, sadist, Tomas Eduard Lorenci ka arritur famë në shkretëtirën Arabe, pastaj kërkonte anonimitetin si një ushtar i thjeshtë dhe me një emër të trilluar. Tregimi hapet me vdekjen e Lorencit në një aksident motoçiklist në Londër në moshën 47 vjeçare. Pastaj do të shfaqen ngjarje nga e kaluara, aventurat e tij si oficer spiunazhi në Kairo, që ngarkohet me detyrën të hulumtojë zhvillimin e revoltës arabe ndaj turqve në Luftën e Parë Botërore. Ai organizon ushtri guerilase dhe për dy vite udhëheq arabët në dëbimin e turqve, me anë të sulmeve në shkretëtirë, marrjes së trenëve, dhe sulmeve me kamele.
Shpërblime: 7 Oskar. 19 shpërblime dhe 12 nominime tjera
E diel, 11 korrik 2010, ora 23:15, në Kohavision
Traileri

