Euphoria është një album i veçantë nga Enrique Iglesias. Zakonisht në çdo album të tij kemi pasur 7-8 këngë të përkthyera në anglisht dhe spanjollisht. Ka qenë si një strategji e Enriques për të fituar në dy terrene. Mirëpo tani kjo ka ndryshuar. Këngët në spanjollisht nuk janë të përkthyera por janë shumë origjinale dhe tepër të mira.
Nga këngë ritmike për muzikë vallëzimi nëpër Club-e vere, e deri tek këngë romantike, gjithçka gjendet në albumin e fundit të tij.
I Like It, një duet me Pitbull. Një këngë ritmike që do të shtyej të vallëzonit edhe nëse nuk keni lidhje me vallëzim. Do të jetë një hit i club-eve këtë verë. Keni parë videospotin? E dini për çfarë po flas atëherë.
Edhe Dirty Dancer është një këngë ritmike ashtu sikur I Like It. E ndihmuar me vokalin e Usher-it, kënga është vërtetë një hit vallëzues.
Gjithashtu tek këngët në anglisht kemi edhe disa bashkëpunime të Enriques me këngëtarë tjerë si Akon, në këngën One Day at a Time, dhe me Nicole Scherzinger në këngën Heartbeat.
Tek këngët spanjolle më shumë dominon zhanri i muzikës romantike të lehtë. Dhe vërtetë janë disa këngë shumë të mira. Sidomos teksti i këtyre këngëve nëse kuptoni gjuhën spanjolle do të ju bëj që ti pëlqeni edhe më shumë.
Cuando Me Enamoro, No Me Digas Que No, Dile Que dhe Ayer. Të gjitha janë këngë të lehta, dashurie, të përkryera me vokalin e butë të Enriques.
Dhe ajo që më ka pëlqyer më së shumti mua personalisht, është kënga Coming Home. Një këngë e lehtë, e mbizotëruar edhe një herë nga vokali i tij i butë me një tekst të fantastik.
Lirisht mund të them se është njëri ndër albumet më të mira të Enrique Iglesias dhe jam shumë i sigurt se do të jetë mjaft i suksesshëm, sidomos në botën latine.
Luan Morina
Linqe të dobishme
Albumin mund ta porositni në Amazon
Këngët mund ti dëgjoni në faqen zyrtare të Enrique Iglesias në YouTube

