Eminem vazhdon të qëndroj për të katërtën javë në krye të listës së albumeve më të shitura në Britani të Madhe. Albumi i tij Recovery, ka qenë më i shitur këtë javë duke u renditur para albumit debutues të këngëtarit Professor Green, Alive Til I’m Dead.
Plan B është ngjitur në pozitën e tretë me albumin The Defamation Of Strickland Banks, duke zhvendosur më poshtë albumet Aphrodite të Kylie Minogue dhe albumin e quajtur me emrin e saj të këngëtares Eliza Doolittle.
Përmbledhja e këngëve më të mira të Earth, Wind & Fire, The Greatest Hits, ka debutuar në pozitën e nëntë, ndërsa në listën e 10 albumeve më të shitura është rikthyer edhe albumi i Florene and the Machine, Lungs.
Dhjetë albumet më të shitura në Britani të Madhe gjatë javës së kaluar:
1. (2) Eminem: ‘Recovery’
2. (1) Kylie Minogue: ‘Aphrodite’
3. (-) Eliza Doolittle: ‘Eliza Doolittle’
4. (3) Plan B: ‘The Defamation Of Strickland Banks’
5. (7) Lady GaGa: ‘The Fame Monster’
6. (9) Mumford & Sons: ‘Sigh No More’
7. (5) Alicia Keys: ‘The Element Of Freedom’
8. (-) Bombay Bicycle Club: ‘Flaws’
9. (4) Scissor Sisters: ‘Night Work’
10. (8) Oasis: ‘Time Flies… 1994-2009’
* në kllapa është pozita që kanë albumet një javë më parë, me (-) janë albumet debutante.

