Prime-Time
Sonte KTV, transmeton Përrallë me tupan, në ora 20:00, ndërsa më pas në program është emisioni Konfront.
RTK, pas debatit në ora 20:25, transmeton Oxygenin në ora 21:30. Kodi Show, fillon në ora 23:15. RTV12, shfaq episodet e reja të serialeve, 100 Vitrinat, dhe Gymysh. Në ora 21:20, transmetohet emisioni për ekonomi, Standardi Ynë.
Klan TV, pas Kutisë, transmeton emisionin Njerëz të humbur që fillon si zakonisht në ora 21:00.
Në Top Channel mund të ndiqni filmin me aktoren Reese Witherspoon dhe Josh Brolin, Plani i përkryer.
Në Vizion Plus, në ora 21:00, transmetohet talk-show, Zonë e Lirë.
Gjatë ditës…
Gjysmëfinalet e meshkujve në Roland Garros fillojnë në ora 14:00, në kanalin EuroSport.
Vonë natën…
Në ESPN America, transmetohet ndeshja e katërt finale e NHL ligës në hokej mbi akull ku takohen Philadelphia Flyers dhe Chicago Seahawks. Rezultati pas tri ndeshjeve është 2:1, për Chicagon. Ndeshja fillon në ora 02:00 pas mesnate.
Futboll në TV
| 12:20 | Bregu i Fildishtë – Japonia | C+Sport Francë | |
| 18:00 | Franca – Kina | TF1, Sport.Ro, Lig TV, Al Jazeera Sport +3 | |
| 20:45 | Sllovenia – Zelanda e Re | Slovenia TV2, Al Jazeera Sport +4 |

