Sonte në RTK, në ora 20:30, shfaqet dokumentari për komandant Plakun. Në ora 21:30, është magazina për kampionatin botërorë në futboll, Afrika e Jugut 2010. Në ora 21:55, transmetohet debati, Sve je moguce sa Anom.
Në KTV, transmetohet Pulsi dhe Anima, para episodit të ri të Luginës. Më pas në program është Taxi Show.
RTV21, në ora 20:10, shfaq episodin e ri të Gymysh. Në ora 21:15, shfaqet emisioni Sy me Sy, ndërsa pas lajmeve episodet e reja të serialeve India, dhe E bija e Elizës.
Në Top Channel, pas Fiks Fare, shfaqen episodet vijuese të dy serialeve, 24 orë dhe Katerina dhe të bijat. Në ora 23:05, temë e Top Show, është Traumat e Spitalit Ushtarak.
Vizion Plus, shfaq episodin e ri të E dashur armike. Në ora 21:00, në program është Inside, dhe më pas në ora 22:00, seriali Robinson Kruzo.
Klan TV, pas Kutisë shfaq episodin e 56 të CSI: NY, dhe më pas Opinion. Në ora 23:40, shfaqet episodi 43, i Ligj dhe Rregull: SVU.
Gjatë ditës…
Fillojnë çerekfinalet e turneut të Roland Garrosit në EuroSport, dhe EuroSport 2.

